FIFA jep 16 mln € për lojtarët e papaguar, SFSH-ja: Ja si mund të përfitoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka reaguar pas marrëveshjes midis FIFA-s dhe Shoqatës Botërore të Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) për të dhënë një fond prej 16 milionë € për të paguar një pjesë të pagave të pashlyera që klubet u kanë futbollistëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, SFSH-ja u ka kërkuar të gjithë lojtarëve të kampionateve shqiptare që të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet e nevojshme të proceseve gjyqësore në FSHF dhe FIFA, ku të shënojnë dhe shifrën që u detyrohen nga klube.

Në këtë njoftim shtohet edhe se pjesa e fondit që do jepet për Shqipërinë do të përcaktohet nga FIFA.

Nga vetë FIFA u bë me dije sot se do të jepen 16 milionë € nga 1 korriku i këtij viti për të gjitha kampionatet e Europës, me qëllim dhënien e ndihmës për futbollistët që nuk janë shlyer financiarisht./Fjala.al/

Të fundit

Çfarë ndodhi? Shtyhet seanca për Fredi Belerin në Apelin e GJKKO

Është shtyrë seanca e parë e gjyqit të Fredi Belerit në Apelin  e GJKKO. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës...

E pazakontë/ ‘Çmendet’ shqiptari në Itali, urinon në kazino dhe shkakton 50 mijë € dëm

Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku protagonist është sërish një shqiptar. Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me...

Revista e njohur franceze jehonë kryeqytetit: Imazhi i ri i Tiranës, një qytet befasues

Revista e njohur franceze “Voyageurs” i ka dedikuar një hapësirë të veçantë kryeqytetit shqiptar. Në shkrimin e saj, Revista sjell në vëmendje historinë dhe...

Tesla heq dorë nga plani për prodhimin e 20 milionë automjeteve në vit

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla ka lënë jashtë objektivin e saj për ofrimin e 20 milionë automjeteve në vit deri në vitin 2030 në...

Video/ Egla shpallet fituese e BBV, ja si e presin familjarët e aktores

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Pas përfundimit të finales së madhe ku ajo rrëmbeu çmimin e...

Lajme të tjera

Web TV