Frikë nga provokimet? Presidenca: Më 2 mars, qytetarët të regjistrojnë çdo gjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka kërkuar nga qytetarët që do i bashkohen manifestimit të 2 marsit që të bashkëpunojnë në “realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike”.

“Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese”, shkruan Blushi.

Duket se Presidenca i frikësohet ndonjë provokimi të mundshëm gjatë manifestimit, ndaj kërkon nga qytetarët që të regjistrojnë çdo ngjarje me celularët e tyre.

Reagimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

pranverakuqezi@president.al

beselidhja@president.al

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

Lexo edhe :  U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi masën, “arrest me burg” për Goron

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! ??

Të fundit

Familja Arrazi hap dyert e mortit, përcillet për në banesën e fundit vogëlushja 9-vjeçare

Në një kohë që është kërkuar edhe ndihma e ushtrisë për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet...

Ja çdo ndodhë më 1 tetor me pensionet, eksperti zbardh skemën e re që do përdoret

Eksperti i njohur Kujtim Hoxha ka folur për ndërhyrjen që po bëhet për ndryshimin e skemës në rritjen e pensioneve të ulëta. Në një...

Nato në alarm: Rusia po planifikon sulme të befasishme, ja shtetet më të rrezikuara

Evropa është në rrethin e kuq të Rusisë. Alarmi vjen nga agjencitë kryesore të inteligjencës të kontinentit, sipas të cilave Moska planifikon të nisë...

VIDEO/ Rama ndan pamjet: Lumi i Shalës, atraksioni turistik për të cilin flasin të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Lumi i Shalës i përshkruar nga shumë turistë të huaj si Tajlanda e Shqipërisë. “Pamje...

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç, pse presidenti serb po “luan me dy porta”

Dy persona që janë nën sanksionet e SHBA-së për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me Rusinë, u zgjodhën këtë javë si anëtarë...

Lajme të tjera

Web TV