Bëri gjeste në “El Clasico”, lojtarët e Barcelonës nxehen me ndihmësin e Setien

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga momentet më të spikatura nga  “El Clasico” i fundit ishte çasti kur ndihmësi i trajnerit Setien Quique, Eder Sarabia, po kritikonte lojtarët nga bankina dhe këta të fundit që dukeshin të pakënaqur nga prania e tij.

Trajnimi në skuadrën e Barcelonës është ndryshe nga çdo përvojë tjetër, siç mund ta dëshmojë Tata Martino, është një mjedis i ndërlikuar plot ego dhe nuk ka vend për gabime raporton “Marca”.

Në një dhomë të tillë plot yje, nuk ka vend për ndihmës trajnerin dhe nuk është e habitshme që ardhja e tij nuk është pritur mirë brenda skuadrës së Blaugrana.

Ai ka hyrë në klub si një dem në një dyqan kinez, pasi dihet se është një kritik i animuar.

Lojtarët shpesh nuk e pëlqejnë dikë që nuk ka pasur karrierë vetë si lojtar dhe që hyn te ta duke qenë tepër kritik, dhe videoja e Sarabia nga ndeshja e së Dielës ka bërë pak për të ndihmuar situatën.

Nga brenda klubit ai është inkurajuar të ulë tonin, si dhe të përshtatet me dhomën e zhveshjes në klub, megjithatë Sarabia po vazhdon të tregojnë të njëjtin profil që ai bëri në Las Palmas dhe Real Betis./Fjala.al/

Të fundit

Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e Berishës, reagon ish-prokurorja Elisabeta Imeraj

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj u shpreh se SPAK mund të vendoste që Berisha të hetohej në...

Çiljeta dhe Valeri rikthejnë pas 16 vitesh super hitin e saj në “Ferma Vip” (Video)

E veshur me fustanin e nuserisë dhe me Valerin nga pas në rrolin e engjëllit, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka performuar pas 16-vitesh këngën dorëheqja...

Arbana Osmani i rikthehet ekranit? Ja çfarë detajesh “zbulon” moderatorja

Duket se Arbana Osmani do të jetë përsëri pjesë e ekranit ose të paktën kështu kanë lënë të nënkuptohet dy postimet e bëra prej...

Humbi jetën pasi rrëshqiti në dush, gjendet pak ditë më vonë trupi i muzikantit të njohur

Charlie Colin, basisti dhe anëtari themelues i grupit pop-rock amerikan “Train”, të njohur për hitet e tyre “Drops of Jupiter” dhe “Meet Virginia”, ka...

Noka dhe Kryemadhi pranë Dumanit tek ‘Ligjet’, Bejko: Janë në hall me drejtësinë!

Roland Bejko komentoi në Studio Live ndër të tjera edhe raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve. Bejko shprehu vlerësimin e...

Lajme të tjera

Web TV