Meta me flamurin amerikan në dorë/Ish-drejtori i VOA-s: U ngute Zonja Ambasadore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish- Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-anëtari i delegacionit të parë të Departamentit të Shtetit në vitin 1991 që hapën ambasadën e SHBA-ve ka theksuar se ambasadorja amerikane Yuri Kim u nxitua teksa deklaroi se SHBA distancohet nga protesta e Ilir Metës në bulevard, kur ky i fundit valëviti flamurin amerikan.

Shkreli shkruan se “ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur 50-vjet për valvitjen e Flamurit të SHBA në Shqipëri. Lotët e para të mia, kur kam vizituar Shqipërinë ishin në momentin kur vendosëm flamurin në makinën tonë diplomatike. Për Flamurin e Amerikës tonë të dashur në kohën e regjimit komunist shqiptarët futeshin në burg.”

Letra e plotë:

U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare. Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamuri  amerikan valvitet gjithë andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishin pikërisht në momentin kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë.

Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi.

Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore.  Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasysh keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë.

Lexo edhe :  “Xibraka”/ Rama sulmon Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë

Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët.  Megjithë hallet e tyre të shumta , ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë.

Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, ta shikonim në manifestime të tilla duke u djegur ose shkelur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Zonja ambsadore të uroj punë të mbarë në detyrën e re! Me mirëkuptim,

STARS AND STRIPES FOR EVER!

Nga një shqiptaro-amerikan,

Frank Shkreli/telegrafi

Të fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Nga Ben Andoni Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit...

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari kujton përjetimin e dhimbshëm

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa i cili ka ardhur në “Ka...

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me...

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

“Game Over” për Arsenalin, “Topçinjtë” bëjnë detyrën ndaj Evertonit por nuk mjafton

Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t...

Lajme të tjera

Web TV