Keni iPhone të ngadaltë? Kompania Apple ju paguan për shqetësimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat që kanë një iphone të ngadaltë mund të rimbursohen nga kompania Apple pasi kompania u gjobit për ngadalësim të qëllimshëm të telefonave të saj. Apple e bëri këtë në mënyrë që njerëzit të blinin modelet e reja të iphone-ve dhe kjo solli një mori kritikash pasi përdoruesit nuk ishin informuar rreth këtij fakti.

Tani kompania ka rënë dakord të paguajë deri në 500 milion dollarë për të shlyer kërkesat. Apple dhe avokatët që përfaqësojnë klientët e prekur ranë dakord për marrëveshjen.

Ky skandal bëri që Apple të ofrojë zbritje të çmimit të baterive deri në në 29 dollarë, por shumë njerëz pretenduan se ata kishin shpenzuar tashmë qindra dollarë për të blerë telefona të rinj sepse Apple nuk zbuloi shkakun e problemit. “Nëse do ta kishim ditur që thjesht mund të blinim bateri të reja, ne mund të mos kishin blerë telefona të rinj”, thanë disa konsumatorë në këtë rast.

Tani kompania do të paguajë 310 milion deri në 500 milion dollarë, duke përfshirë rreth 93 milion dollarë për avokatët që përfaqësojnë konsumatorët.

Pjesa tjetër e parave të shlyerjes do të shpërndahen tek pronarët e modeleve iPhone 6, 6S, 7 dhe SE që plotësojnë kërkesat e përshtatshmërisë në lidhje me sistemin operativ që ata kishin funksionuar. Ata duhet të paraqesin kërkesa për të marrë çmimin./Fjala.al/Burimi:The Indipendent

Të fundit

“Martohemi bashkë”/ I publikuan mesazhet me Romeon, Erjola zbulon se si qëndron e vërteta

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, të cilat u komentuan vazhdimisht edhe...

Si klima na godet ekonominë?

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

“Pse bredh, je pa burrë”/ Detaje nga krimi në familjen Musaku në Lushnjë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje, ku Behar Musaku plagosi me armë gjahu vajzën e...

Piktura e rrallë/ Skënderbeu i portretizuar nga Peter Appian

Një pikturë e veçantë e Peter Appian pasqyron hartën e botës së vitit 1553 ku në të dallohet Skënderbeu me mburojën e tij me...

Pensionet, përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi

Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e barazisë, pra të një raporti...

Lajme të tjera

Web TV