Shqipëria pa koronavirus, rastet e testuara kanë rezultuar negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri tani janë testuar 53 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negativ. Shqipëria vazhdon të mos shënojë asnjë rast me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 53. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri”, tha Eugena Tomini, përfaqësuese e task forcës.

Në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare, ajore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

“ Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 17,770 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperatures”, tha përfaqësuesja e Task Forcës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1539 thirrje, nga të cilat 38 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për qytetarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kane patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhe 14 ditore.

Të fundit

Me Kadare në fyt

Nga Edison Ypi Kockë në fyt, halë në fyt, qelqe në fyt, gozhdë në fyt, brisk në fyt. Këto dhe...

Siguroi armën për vrasjen/ Lihet në burg i dyshuari i katërt per vrasjen e Liridonës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar...

Çfarë do të ndodhë në pranverë? Gazetari: Rama po përgatit ‘fshesën’ në parti

Gazetari Lavdrim Lita tha se kryeministri Edi Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në pranverë për të shkëputur partinë...

Ju prezantojmë 5 produktet që nuk e njofin afatin kohor

Mund të qëndrojnë prej vitesh në dollapin tuaj dhe sërish mund t’i konsumoni. Cilat janë pesë nga produktet kryesore që nuk njohin datë skadence? Mund...

PS ‘afron’ miratimin e marrëveshjes së emigrantëve

Marrëveshja për emigrantët do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor. Ky është një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV