“E fiksoni mirë në kokë”/Rama: Koronavirusi do përhapet. 80% që preket do…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në Facebook ka theksuar se njerëzit të duhet të jenë të vetëdijshëm se koronavirusi do të përhapet.

Për këtë arsye ai kërkon që qytetarët të jenë të kujdesshëm edhe pse sipas tij, 80 për qind e atyre që do të preken nuk do ta dinë kurrë se kanë pasur koronavirus.

Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo, por ndryshe nga çdo grip i zakonshëm që kalon pa trauma kombëtare e botërore luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen deri në forma drastike siç mbrohen qytetaret civile nga bombardimet ne lufte. Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare, kurse duke zbatuar rregullat shkon me sytë katër e me të gjitha armët e mundshme në luftë duke përshkallëzuar masa të forta deri në ekstrem“, tha Rama në një komunikim me qytetarët.

Ai renditi tre pikat, të cilat sipas Ramës duhet të merren parasysh nga të gjithë në rastin e koronavirusit.

“Sukses në këtë luftë quajmë: Së pari, ta ngulisim mirë në kokë është grip i pazakonshëm që do përhapet, por 80 % e atyre që do preken as do e marrin kurrë vesh që janë prekur se s’do kenë asnjë shenjë e do e ngordhin si çdo trup i shëndetshëm.

Së dyti vetëm 20 % të tjerë do kenë shenja të ndryshme por 80% e tyre do e kalojë njësoj si një grip i zakonshëm duke ndenjur në shtëpi, për këta këshillohet izolim brenda e mbajtja lart e të moshuarve e nuk bëhet shtrim në spital.

Së treti, vetëm 20% e atij 20% që ka shenja rezultojnë pozitiv me shenja shqetësuese e në shumicën dërrmuese janë mbi 60 vjeç e janë të sëmurë kronikë, ndaj për ta vetëm duhet regjimi spitalor.

Lexo edhe :  Cilat Parti kanë shanset më të Larta për të zbatuar Programet e tyre?

Ngadalësimi i përhapjes përmes masave shtrënguese krijon dy avantazhe të mëdha: Zvogëlon mundësinë që numri i atyre që kanë nevoje të jetë më i madh se kapacitetet e sistemit shëndetësor që shkaktoi në Lombardi kolaps, e i jep kohë shkencës të gjejë kurën e duhur”.

Të fundit

11 maji, KQZ mirëpret 19 delegacione ndërkombëtare për procesin e vëzhgimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka mirëpritur 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor të vendeve të ndryshme...

Një ditë para zgjedhjeve, Rama takohet me vëzhguesit e OSBE

Teksa na ndajnë pak orë nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e...

Shqiptarët vendosin nesër/ Kur mund të dalin rezultatet nga numërimi i fletëve të votimit

Ilirjan Celibashi, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet e para nga numërimi...

I bëri pritë poshtë shtëpisë, i riu plagos me thikë policin

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Greqi pas plagosi me thikë një oficer të policisë pranë shtëpisë së këtij të fundit. Ngjarja...

Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar 2 persona dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi ka dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në...

Lajme të tjera

Web TV