Meta dhe Basha urojnë Sulltan Novruzin: Do t’ja dalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të shtunë të gjithë besimtarët bektashi festojnë Sulltan Novruzin. Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i opozitës kanë uruar besimtarët bektashi me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Presidenti Meta duke e cilësuar një situatë të vështirë atë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, thotë se këto momente “të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!”.

Postimi i Presidentit Meta:

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

Kryetari i opozitës gjithashtu përmes një postimi në rrjete sociale, uroi të gjithë besimtarët bektashi dhe të gjithë shqiptarët festën e Sulltan Novruzit duke e cilësuar këtë ditë si hyjnore të shpresës dhe të dritës. Ai shprehet se shqiptarët me besimin në Zot do tja dalin ta kalojnë dhe këtë sfidë.

Postimi i Lulëzim Bashës:

Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve bektashinj dhe të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Sulltan Nevruzin, këtë ditë hyjnore të shpresës dhe të dritës!

Me forcën që na ka bërë të pamposhtur në historinë tonë dhe besimin në Zot, do ta kalojmë këtë sfidë! Dielli i shpresës dhe mirësisë shndritë të sotmen dhe të nesërmen e çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Fjala.al

Të fundit

Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit

Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të përdorë inteligjencën artificiale në motorin e saj të...

Ksamili “Maldivet e Europës”, turistët e huaj mahniten me bukuritë e jugut shqiptar

“Maldivet e Europës”, të quajtura kështu nga turistët e huaj, plazhet e kristalta të Ksamilit kanë filluar të presin pushuesit e parë të huaj. Jehona...

Nga cili grup gjaku tërhiqen më shumë mushkonjat

Vera është e mrekullueshme. Dita zgjat më shumë, netët janë të nxehta, ne shkojmë në kamping, kemi një piknik dhe përballemi me mushkonjat. Ato...

Çfarë ndodh ndaj banesave/ Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë...

Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Lajme të tjera

Web TV