Covid-19/ Meri, piktorja që po bashkon fëmijët me gjyshërit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“Unë rri në shtëpi dhe për ty gjysh”, nisma që u jep mundësinë fëmijëve të bëhen kreativë në karantinë

Nga Blerina Gjoka

Duar që prekin xhama dyersh pas të cilave qëndrojnë gjyshër të përmallur, përshëndetje të përlotura nga ballkonet, të moshuar që jetojnë duke puthur sipërfaqe fotosh ku gëlojnë pa zë buzëqeshje fëmijësh. Epidemia e Koronavirusit ka ndarë dy breza që nuk e kuptojnë dot jetën pa njëri-tjetrin; gjyshërit nga nipërit dhe mbesat.

“Ne i duam shumë gjyshërit ndaj nuk duhet t’i takojmë për pak kohë”- kjo mund të jetë fjalia më pak bindëse për fëmijët sot kudo në botë. Fëmijët janë mësuar të gjejnë një “po” të pakushtëzuar tek gjyshërit, kanë marrë gjithmonë një çokollatë të palejuar dhe përqafime të dhembshura, por sot të gjitha këto janë të ndaluara. Një dragua i keq që quhet Covid-19 i rrezikon gjyshërit dhe kështu që ata nuk duhet t’i takojë dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi që të mos rrezikojnë veten e gjyshërit.

Një nënë shqiptare ka gjetur mënyrën më të bukur për t’i bashkuar fëmijët me gjyshërit në këto kohë të vështira; kur dashuria për herë të parë ka kuptim vetëm duke i qëndruar larg njerëzve që do.

Meri Shtjefni, nënë e dy fëmijëve, prej dy javësh i është dashur të shkëputet nga puna për të respektuar karantinën bashkë me familjen e saj. Dy fëmijët e saj, Matias 9-vjeç dhe Frenki 5-vjeçare ndjejnë mall për gjyshërit që nuk mund t’i takojnë. Një ditë Meri, e cila ka mbaruar studimet për pikturë, por punon si grafik-dizanjer, u kërkon atyre që të pikturojnë një mesazh për gjyshërit, ku të shprehnin në ngjyra dashurinë për ta; një dashuri që i mbronte ata vetëm duke iu bindur izolimit në shtëpi.

Kështu Meri pa kuptuar hapi udhën e bashkimit për dhjetra fëmijë shqiptarë nga e gjithë bota që prej disa ditësh tashmë bëjnë piktura për gjyshërit e tyre duke u bërë pjesë e

nismës “Unë rri në shtëpi edhe për ty gjysh”, së cilës i janë përgjigjur dhjetra fëmijë nga Shqipëria, Italia, Australia, Kanadaja, Teksasi, Greqia, Amerika, etj..

Izolimi në shtëpi i Merit ka marrë ngjyra të bukura dhe e ka kthyer atë vetë në dashurinë e hershme për pikturën. ”Unë edhe pse jam nënë e dy fëmijëve, shpesh e ndjej veten fëmijë. Pak Piter Pan e kemi të gjithë. Dhe ëndrra ime me sy hapur dhe me sy mbyllur është piktura, arti vizual në të gjitha format e tij, pavarësisht harresës në dukje në të gjithë sirtarët e mi gjendet kjo dëshirë. Të merrem me art!”- thotë ajo për Gazetën Fjala.  Gjatë kësaj nisme ajo ka kuptuar që angazhimi për të shprehur në pikturë atë që ndjenin për izolimin në fakt ua ka bërë edhe më të lehtë këtë gjendje të re fëmijeve.

Si lindi ideja e pikturave nga fëmijët?

E gjitha lindi nga një mesazh që lexova në rrjetet sociale, ku të gjithë po mendonin për moshën e tretë, dhe kjo jo pa arsye. Por kishim harruar fëmijët që po vuajnë për gabimet dhe neglizhencën e ne, të rriturve. Aty në ballkonin tim çoj kokën dhe shikoj dy fëmijët e mi të cilët kishin 10 ditë në karantinë, pa dalë fare. Çdo ditë më kërkonin vizatime t’i ngjyrosnin. Aty me lindi dëshira që të tregoja që fëmijët shqiptarë në mbarë globin po vuanin “izolimin” njëlloj si fëmijët e mi. Mendova të kontaktoj të gjithë miqtë e mi dhe t’i kërkoj atyre vizatimet e fëmijëve të tyre.

Lexo edhe :  Covid në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e infektimeve dhe vdekjeve në 24 orët e fundit

 Si e kanë pritur fëmijët këtë angazhim? Si e përjetojnë izolimin në shtëpi?

Disa prej tyre, madje edhe në moshë adoleshente e priten mirë, disa deshën një-dy ditë të shpreheshin pasi u vinte turp. Por pastaj mbasi e gjithë kjo përfundoi ishin të kënaqur, donin akoma. Madje prindrit e tyre më kontaktojnë akoma dhe dërgojnë vizatime të reja ngase fëmijët po ndihen më të çliruar tani. Vetë fjala izolim është e frikshme, lëre pastaj të mendojmë që po izolohen pjesa më e bukur e naturës, ata që qeshin e qajnë pa komplekse. Por unë mendoj që fëmijët janë më të zgjuar se ne. Në botën e tyre ata këtë virus e shohin si një dragua për t’u mundur!

A janë bërë ata më kreativë duke qëndruar në shtëpi?

Mendoj që ne të rriturit jemi bërë më kreativë. Fëmijët janë gjithmonë. Thesht të dyja palët dmth prindërit dhe fëmijët po ndërveprojnë në këtë kreativitet. Fëmijës i mjafton një gur të ndërtojë një pallat, një ngjyrë të vizatojë… Thjesht jemi ne ata që po e vëmë re këtë botë të tyren duke qëndruar në këtë izolim të përkohshëm. Unë e them gjithmonë, të gjithë fëmijët janë piktorë!

Cila pikturë të ka lënë më shumë mbresa, pse?

Nuk ka të bukur dhe të shëmtuar në art. Ka perceptime. Sidomos kur flitet për fëmijë është jashtë natyre të kesh preferenca. Më ka mahnitur dashuria aq e madhe që kanë për gjyshërit. Sepse ne mamatë jemi rrethuar me dashurinë e tyre gjithë kohës, por sapo atyre ju tha që mësazhi do ishte: Unë rri në shtëpi për ty gjysh. Ata pranuan çdo lloj izolimi. Pranuan të mos vraponin, të mos takonin miqtë, çdo rregull të vënë. Kjo duket në çdo punim tyrin. Dhe kjo më ka emocionuar pa masë. Dëshira e tyre që ta mundin këtë dragua të keq!

Sa i ndihmon kjo fëmijët që ta kalojnë sa më lehtë këtë periudhë?

Unë jam gjithmonë e mendimit që me fëmijët të kalohet kohë cilësore jo sasiore. Dhe për këtë arsye është mirë që edhe brenda izolimit ata të kenë hapësirën e tyre ku të shprehen, pa praninë e ne të rriturve. Edhe pse në karantinë ëndrrat e tyre ecin të pavarura nga ëndrrat tona. Piktura njihet si një formë e lehtësimit psikologjik për shumë kënd. Te fëmijët ndihmon të qetësohen të shprehen, të kuptohen më mirë nga ne.

Mund të na jepni disa këshilla praktike për prindërit që të pikturojnë së bashku?

Unë mendoj që të zhvishen nga prindërimi ne këtë pikë, të ulen ne dysheme, të bëhen pis me bojëra, me plastelinë jo vetëm në këtë gjendje, por gjithmonë. Të bëjnë gara dhe te bëjnë me hile, pse jo. Fëmija nuk janë ne, ne jemi fëmijë. Ata s’kanë qënë asnjëhërë të rritur, kurse ne kemi qënë njëherë fëmijë, e kemi më të thjeshtë sesa ata. Mbyllim sytë dhe ja Meri 7 vjeç aty bashkë me fëmijët e mi!/fjala.al


Të fundit

E rëndë/ Polici dhunon çiftin e të moshuarve

Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën që kanë pësuar prindërit e saj 69...

“Obobo, o Besii…o Besiii”/ Bes Kallaku ‘sherr’ me sulmuesin e Kombëtares në restorant (Video)

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit Sokol Cikalleshi dhe aktori Bes Kallaku janë miq të mirë me njeri-tjetrin. Mirëpo siç ndodh rëndom mes shqiptareve, ka...

“Kam puthur 3 vetë”/ Lidhja treshe shokon pastorin Akil Pano, heq kufjet dhe largohet nga emisioni (Video)

Puthja treshe mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, të dashurit të saj Taika Ëaititi dhe aktores Tessa Thompson ka shkaktuar debate të forta...

Lajm i mirë/ Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare, miratohet marrëveshja

Patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite. Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen me Mbretërinë eArabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të...

Brataj zbulon “sekretin” e Komitetit Teknik: Do hiqen maskat, ora policore do zgjatet

Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ka folur në lidhje me masat që do të merren...

Lajme të tjera

Web TV