Petrit Bylykbashi, ish-banor i Big Brother, rrëfeu pak ditë më parë se kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin, Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë vetë ish-banori përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku tha se ishte i bindur se do ta kalonte këtë sfidë dhe ku u kërkoi të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi.
I ftuar këtë të martë në një video-live në emsionin ‘Shqipëria Live’, Petriti ka rrëfyer se simptomat që ka pasur kanë qenë: kollë e thatë, dhimbje gjoksi, shtrëngim në gjoks dhe temperaturë. Ai tregoi se nuk e di se si është infektuar pasi takohej me rreth 80 persona në ditë të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme evropiane.
“Kam katër ditë që kam rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa simptomat është dita e 11 që i kam. Kam pasur dhembje, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks. Por unë s’kam pasur ethe, në asnjë moment. Dhimbjet 10 minuta më kanë zgjatur. Temperaturë kam pasur jo aq të madhe, vetëm dy herë. Realisht nuk e di nga kush e kam marrë sëmundjen, por në atë kohë që unë jam prekur nga Covid-19 kam pasur takim me mbi 80 persona në ditë. Kam pasur kontakte me persona që kanë pasur ardhur nga vendet evropiane, nuk kam një vend se ku mund ta drejtoj gishtin. Po sigurisht ia kam transmetuar të gjithëve që jam i infektuar me virus. Edhe katër personat që unë i kam pasur afër gjatë gjithë kohës, kanë rezultuar negativë. Ato kanë bërë testimet, të gjithë janë në vetëizolim. Unë jam mësuar të qëndroj në shtëpi, kam qëndruar dhe në Big Brother. Ushqimin po ma sjellin para derës së banesës”, u shpreh ai./Fjala.al