Koronavirusi, mjet për të zhdukur njerëzit apo sëmundje? Plas në studio mes avokatit dhe mjekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel ishin të ftuar me anë të lidhjeve live, avokatët Zaçe Islami, Enida Bozhegu; aktivistja Brisida Gjokondi, mjeku Albert Troci dhe pedagogu Ervin Goci,

I pari fjalën e mori avokati Islami. Sipas tij, koronavirusi është një grip i zakonshëm, por e gjitha po bëhet për të reduktuar popullsinë.

Për këtë i referohet dhe miliarderit Bill Gates (themeluesi i Microsoft-it), i cili sipas avokatit, në një deklaratë para disa viteve, ka deklaruar se popullsia e botës duhet ulur deri në masën 15%.

Gjithashtu, Islami shtoi se ka shumë virologë dhe shkencëtarë në të gjithë botën, që këtë virus nuk e cilësojnë si pandemi, por si një grip të zakonshëm.

Është fryrë në mënyrë të qëllimshme. Duan me çdo kusht të ulin popullsinë botërore dhe të rikrijojnë një qeveri qendrore për të sunduar botën. Duke qenë se viruset kanë ADN, nuk ka vaksinë. Ajo e ashtuquajtura vaksinë nga Bill Gates është një mikroçip për të reduktuar popullsinë e botës. Bill Gates nuk është anëtar i OBSH-së (Organizata Botërore e Shëndetit) për të prodhuar kura dhe për të bërë vaksinë. Koronavirusi është thjeshtë si një grip tjetër, por Bill Gates prodhon mikroçipin elektronik që vendoset në gishtat e njerëzve. Por rreziku i saj vjen në nëntor dhe Bill Gates ka thënë që do të reduktojë popullsinë e botës në 15%, që do të thotë gati 1 miliard njerëz. Virologët italianë deklarojnë dhe thonë që ky është si të gjithë gripërat e tjerë. Mjeku Stefano Montarani, është patolog në Bologna, dhe thotë që COVID është një si gripërat e tjera”, u shpreh avokati.

Ndërkohë një qasje të ndryshme me avokatin, kishte aktivistja Brisida Gjokondi. Ajo tha se nuk është koha të merremi me teori konspirative, por të dëgjojmë ekspertët dhe të respektojmë këshillat e tyre.

U bë kohë që jemi duke dëgjuar dy varianteve, deklaratat politike dhe komplotistëve. Shqiptarët duhet të besojnë tek shkenca. Pa hyrë në fushë biologjike do të doja t’i besojmë shkencës. Ky është një virus që na ka dhënë shumë mësime. Ky variant i çipit për komplotistët është pak e ekzagjeruar. Ne e kemi çipin nga interneti, nga rrjetet sociale, të kontrollueshëm jemi të gjithë nga masmedia”, u shpreh aktivistja.

Ndërkaq, mjeku Albert Troci, dha një panoramë më të gjerë të situatës, duke iu referuar shkencës.

“Mund të them për të dhënë dy korrigjime të lehta. Viruset janë si me ADN ose me ARN. Në këtë rast koronavirusi është me ARN. Fruthi është një nga sëmundjet që është shëruar me anë të vaksinës. Vakisna mund të ketë (i referohet këtu deklaratave të avokatit Islami, i cili tha se vaksinat nuk do të ketë, ose nëse po do të jetë fiktiv). Viruset me ARN mund të kenë shumë mutacione. Kjo mund të jetë jo shumë pozitive, ndaj dhe tani po hasim vështirësi për të gjetur një vaksinë. Duhet të kemi parasysh epidemitë e vogla, siç ishin SARSI dhe MERSI. Për SARS në 2002 të paktën u bënë tentative për vaksinën, por virusi u zhduk vetë. Një dinamikë të tillë shpresojmë të kemi dhe në këtë situatë të koronavirusit”, tha mjeku Troci.

Lexo edhe :  Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Sakaq, avokatja Enida Bozheku, ndryshe nga kolegu i saj Zace Ismaili, u shpreh me rezerva përsa i përket teorive të konspiracionit. Sipas saj nëse beson tek konspiracionet, do të thotë që fundi i botës do të vinte në 2012, me përfundimit të kalendarit të fisit “Maja”. Megjithatë ajo këtë situatën e konsideron si një luftë, të përngjashme me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Personalisht i lexoj me shumë rezerva teoritë konspirative. Duhet të besosh dhe teorisë të Majave që bota do të shkatarrohet në 2012. Ne jemi të manipulueshëm nga çfarëdolloj epidemie. Jam kundër për këto, teoritë e “Masonëve” dhe “Iluminatit”. Në CNN disa nga shkencëtarët më të mirë në botë në lidhje me vaksinën, janë shprehur se vaksina ekziston. Është një virus, por mutacionet që zhvillohen më pas janë të ndryshme. Unë nuk i konsideroj konspiracione, por luftëra për të marrë jetë njerëzish. U bë Lufta e Parë dhe Lufta e Dytë, edhe kjo është një luftë”, tha Enida.

Pedagogu Ervin Goci, u shpreh se duhet të shqetësohemi për konspiracionet, në kuptimin që ato “manipulojnë” qytetarët dhe i bëjnë të “hipnotizohen” në gjëra të pa vërteta.

“Unë dal në media për të thënë ato pak dije që kam të konfirmuara, dhe përpiqem të ndirçoj një kënd tek publiku. Unë mendoj që detyra e parë e një mediaje është që të verifikojë faktet dhe të shohi kur qarkullojnë këto informacione. Nuk janë ngjarje që na vijnë nga qielli, por janë fare lehtë të verifikueshme. Konspiracioni është me rrënjë të vjetra. Konspiracioni ka zëvendësuar rënien e perëndive. Është një boshllëk njerëzor që duhet mbushur, padiskutim nuk mund të lihet pa u trajtuar. Unë mendoj që konspiracionet duhet të marren seriozisht. Në kuptimin që janë me pasoja, konspiracionet sociale dhe këtu jemi në rang social. Një shqetësim fillon merr përmasa sociale, pra ajo fillon të ngjitet në kurbë”, u shpreh pedagogu.

Të fundit

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

“Xibraka”/ Rama sulmon Bardhin: Çingia është në SPAK për kallëzim të rremë

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK nga kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, për rihapjen...

Birrat e forta janë më të shëndetshme për një arsye, flasin shkencëtarët!

Disa birra mund të konsiderohen shumë të shëndetshme falë sasisë së baktereve miqësore me zorrët që ato përmbajnë, sipas shkencëtarëve të specializuar për shëndetin...

Ratifikohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet/Ja sa vota mori pr.ligji

Me 92 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Italinë për sigurimit shoqërore, ku pritet të përfitojnë 500 mijë...

Lajme të tjera

Web TV