Covid-19 pengon transferimin e lojtarëve shqiptarë në kampionatet e huaja, ja kush preket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza e krijuar nga koronavirusi ka bërë që të preket rëndë e gjithë ekonomia e futbollit, duke ndikuar edhe në pengimin e transferimeve të lojtarëve shqiptarë në kampionatet e huaja.

Disa nga emrat më të mirë të Superligës shqiptare, si Jasir Asani, Dejvi Bregu, por edhe Kristal Abazaj,  prisnin që gjatë këtij sezoni të kaloni në ekipe jashtë Shqipërisë, mirëpo pezullimi i futbollit dhe kriza e krijuar nga kjo gjë, ka bërë që ekipet e huaja të mos bëjnë shpenzime, të panevojshme duke blerë lojtarë të rinj.

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, i cili gjatë merkatos së janarit të 2020-ës u huazua nga skuadra suedeze e AIK Stocholm me të drejtën e blerjes së kartonit në përfundim të sezonit, duket se do rikthehet sërish te të kuqtë.

Gjatë ditës së martë, mediat suedeze raportuan se AIK nuk do shpenzojnë për blerjen  kartonit të lojtarit të huazuar vetëm pak muaj më parë, për shkak të pezullimit të kampionatit.

Lojtari nga Shkupi supozohej të mbushte boshllëkun e shkaktuar nga dëmtimi i sulmuesit kryesor Nabil Bahoi. Shtyrja e kampionatit për shkak të Covid-19 në Suedi ka bërë që rikthimi i 24-vjeçarit shqiptar në shtëpi të jetë i paevitueshëm, duke qenë se 29 vjeçari suedez Bahoui pritet të rikthehet nga dëmtimi në verë dhe të marrë në dorë krahun e sulmit.

Të njëjtin fat duket se ka edhe lojtari vlonjat i skuadrës së Skënderbeut, Dejvi Bregu, i cili pritej që para majit të transferohej te klubi i Hammarby-t . Sulmuesi shtatshkurtër i Skënderbeut ka kaluar një sezon për t’u lakmuar, megjithatë në 31 maj kontrata e tij mbaron dhe klubi kishte rënë dakord për shitjen e kartonit të tij për 300 mijë euro te ekipi suedez.

Ngrija e botës së futbollit nga koronavirusi ka bërë që momentalisht klubi suedez të mos shkojë drejt blerjes së kartonit të Bregut, por të presë deri në ndryshimin e situatës e më pas të shikoj nëse do dojë sërish që ai të bashkohet me ta.

Lexo edhe :  NBA/ Cavaliers i japin “leksion” Bostonit, Doncic dhuron spektakël ndaj Oklahomas

Klubi korçar tashmë i ka mbetur në dorë vetëm që të bindin Bregun për zgjatje të kontratës me të paktën 6 muaj të tjerë, në mënyrë që të mos u largohet me parametra zero. Megjithatë dëshira e lojtarit për të lëvizur nga Shqipëria e vështirëson punën për Skënderbeun, i cili duhet ta bindë për rinovimin e kontratës.  Megjithatë duket se Dejvi Bregu ka vënë si kusht garancinë e transferimit te skuadra suedeze menjëherë sapo të mbarojë kjo situatë.

Në një situatë aspak të mirë ndodhet edhe lojtari i huazuar këtë sezon nga skuadra e Kukësit,  Kristal Abazaj. Kriza ekonomike duket se ka rënduar edhe situatën te klubi belg i Anderlecht, të cilët po planifikojnë të ulin shpenzimet dhe si pasojë duket se do largojnë edhe lojtarë. Deri në këto momente më i rrezikuar duket se është anësori që po luan si i huazuar te Kukësi.

Anderlecht ka vendosur që ta nxjerrë në shitje gjatë merkatos së kësaj vere, ose në çdo moment që do mbyllet sezoni. Ndonëse Abazaj ka treguar formë shumë të mirë në kampionatin shqiptar, vlera e kartonit të tij pritet të ulet, pasi drejtuesit e klubit në fjalë duan që ta heqin me patjetër në mënyrë që të ulin sadopak që të jetë e mundur shpenzimet. Pra belgët kanë hequr përfundimisht dorë nga Abazaj dhe e nxorën në shitje duke ulur shumë pretendimet për shumën që do jepet në këmbim të kartonit të shqiptarit. Nëse asnjë skuadër e huaj nuk do të interesohej për kartonin e Abazajt atëherë atij do t’i mbetej vetëm gjetja e një ekipi që do mund të paguante vlerën e tij në Shqipëri.

Skuadra e Kukësit nga ana tjetër nuk preket aspak nga kjo çështje, pasi ata kanë një marrëveshje huazimi deri në përfundim të sezonit 2020-2021, gjë që u mundëson që ta kenë Abazaj në skuadër edhe për kompeticionet evropiane ku do të klasifikohen për episodin e ardhshëm.

/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/

Të fundit

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb...

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Megjithatë, media “Page...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Lajme të tjera

Web TV