Elisa Siporali është një nga personazhet e politikës më shumë të diskutuar dhe debatuar në Facebook. Nuk ka deklaratë dhe intervistë e saj që nuk komentohet gjatë. Në rrjetet sociale ndoshta pas Edi Ramës është ajo më e preferuara.
Por, si e përjetojnë këtë debat familja e saj. Më saktësisht bashkëshorti. Në intervistën e dhënë për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Spiropali thotë se bashkëshorti e mbështet në jetën e saj politike.
Bashkëshorti im është nga ata njerëz që është aq i sigurt te vetja e tij dhe te unë sa nuk i konsideron fare. Është fat për një grua të ketë në krah një burrë i cili është aq i sigurt sa ndihmon edhe në karrierën e saj. Jo shumë burra i ndihmojnë gratë në karrierat e tyre por fatkeqësisht I pengojnë dhe i lënë pas por unë jam e bindur se ashtu siç ka sulme ka edhe mbështetje, ashtu ka edhe njerëz që të besojnë dhe unë pikërisht njerëzve që na besojnë , njerëzve që na mbështesin jo vetëm në rrjete sociale por edhe me fakte, me votë dua t’i jap gjithë besimin tim edhe si bashkëkryetarë e partisë së Tiranës që është një pozicion i vështirë në PS por edhe si ministre.
https://youtu.be/xZjPKG0fFeA