Policia Bashkiake përplaset me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Kërkojmë zbatimin e VKM-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistët dhe aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë përplasur ditën e sotme me Policinë Bashkiake.

Ata kanë pasur një sërë debatesh, pasi sipas artistëve policia ka kërkuar që të futet në godinën e Teatrit dhe të ekzekutojë Vendimin e Këshillit të Ministrave, që i ka dhënë truallin e teatrin në pronësi bashkisë.

Pasi kanë hasur me rezistencën e personave që prej rreth dy vitesh mbrojnë Teatrin policët kanë lënë një dokument në derën e objektit dhe kërkojnë që të marrin në dorëzim godinën, pasi tashmë është pronë e Bashkisë Tiranë.

“Në bazë të vendimit nr 15 3037 /1 të datës 12,.5 2020 për marrjen në dorëzim të pasurisë 1/ 241 ZK 5380, Teatri Kombëtar Inspektori Elton Dermishi, prezent edhe inspektori Kujtim Llapaj”-shkruhet në shkresën e vendosur në derën e TK-së.

Ndërsa aktivistët u kanë bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të shkojnë te Teatri, pasi policia po kërkon që të futet në ndërtesë.

Kjo përplasje ka ardhur disa ditë pasi Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Ndërsa në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore./Fjala.al/

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV