Ja si refugjatët mund të fitojnë azil në Shqipëri, ndryshon ligji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisma e re ligjore me 102 nene i jep të drejtë çdo të huaji të kërkojë azil në Shqipëri, për shkak të frikës së bazuar nga një rrezik apo persekutim, për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike.

Ligji i ri u detyrua të hartohej me urgjencë sepse trafiku i klandestinëve në Shqipëri, ku shumica janë sirianë, irakenë, algjerianë, pakistanezë dhe afganë, sa vjen e po merr përmasa shqetësuese.

Mësohet se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar së fundmi një projektligj i ri për azilin, si një detyrim i vendosur nga Bashkimi Evropian për të garantuar mbrojtjen e të huajve që u rrezikohet jeta në vendin e tyre.

Autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), gjatë të gjithë procedurave për shqyrtimin e kërkesave për azil. Parimi themelor i këtij ligji është ndalimi i dëbimi të refugjatëve që hyjnë në Shqipëri, në forma të ndryshme. Konkretisht ndalohet dëbimi i çdo refugjati në një shtet ku i kërcënohet jeta apo liria, ku ka rrezik se mund t’i nënshtrohet torturës apo zhdukjes me forcë si dhe dëbimin në një shtet të tretë, i cili mund ta kthejë ose ta dërgojë personin në një shtet tjetër.

Kur nuk ekzistojnë këto kushte dhe kur refugjatit nuk i pranohet kërkesa për azil, i huaji largohet me dëshirë ose me forcë, por me kusht që t’i jenë dhënë të gjitha mundësitë për ushtrimin e të drejtës së ankimit. Në ligj është parashikuar gjithashtu që refugjatët dëbohen nga vendi nëse përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare ose janë dënuar me mbi 7 vite burg, me vendim të formës së prerë.

Lexo edhe :  Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore

Nga ana tjetër kushti bazë që një refugjat të marrë azil në Shqipëri është persekutimi i tij në vendin nga ka ardhur. Autoritetet shqiptare do t’i referohen Konventës së Gjenevës për të konsideruar një rast persekutim ose jo, shkruan shqiptarja. Konkretisht persekutim do të konsiderohen rastet kur ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, kemi të bëjmë me akte të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, me masa policore ose po vendim gjyqësore diskriminuese, ndjekjes penale diskriminuese, me mohim të së drejtës për t’iu drejtuar gjykatës për rishikim të dënimit dhe ndjekjes penale për shkak të refuzimit për të kryer shërbimin ushtarak në një konflikt etj.

Gjithashtu, persekutim do të konsiderohen përndjekjet dhe rreziqet për shkak të racës, besimit fetat, kombësisë, grupit shoqëror dhe bindjeve politike. Do të përfitojnë azil edhe personat që mund të përballen me dënimin me vdekje apo ekzekutim, me tortura apo trajtim çnjerëzor dhe nga kërcënime të tjera të rënda në situata të konflikteve të armatosura./l.m/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Pse u bashkuan 7 bandat?/Eksperti i kriminalistikës zbulon detajet: Nga përgjimet ka dalë

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku ka komentuar megaoperacionin e zhvilluar nga...

Berisha: Qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar deklaroi se, qytetarët protestuan sot në mosbindje civile për çlirimin e Bashkisë. Pjesë...

Emigrimi dhe mungesa e profesionistëve/ Guxholli: Nuk zgjidhet me punëtorë të huaj

Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në një program televiziv tha se nuk kemi një hartë të detajuar lidhur me profesionet që kërkohen...

Lajme të tjera

Web TV