EMRAT/ OFL “zbarkon” në Fier e Divjakë, 4 persona duhet të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, tre shtetasve me banim në qytetin e Fierit dhe një me banim në Divjakë, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.

Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Gj., banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe nga Gjykata e Catanzaros, Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”;

Sh. Z., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i shtetit talian;

P. S., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;

E. M., banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë Astrit Gjoni, Shaban Zenaj, Petrit Sulejmani dhe Esat Mehmeti.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“CN Traveller”/ Tirana e Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi,...

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe familja e saj, emigrojnë në vendin...

15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria përbëhej nga qindra shtete të...

Inteligjenca Artificiale: Transformimi i Bankave me Inovacione të zgjuara

Inteligjenca artificiale në banka shkon përtej automatizimit të thjeshtë; ajo përfshin teknologji të avancuara që imitojnë proceset e mendimit njerëzor për të përmirësuar një...

Reforma e skemës së re të pensioneve – sfidat, perspektiva

Eriola Hoxha Qeveria shqiptare, së bashku me Bankën Botërore dhe grupe të interesit të ndryshëm, aktualisht janë të angazhuar në bisedime lidhur me ndryshimet e...

Lajme të tjera

Web TV