Ambasadorja Kim vizitë tek AIDSSH: Varrosja e të vërtetave i kthen në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, vizitoi këtë të premte Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Me anë të një postimi në rrjetin socila Kim tha se varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt.

Në postim ambasadorja Kim shkruan se Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë.

Diplomatja u prit nga kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula e cila e njohu me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme. Sipas njoftimit, verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale.

Njoftimi i plotë

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, znj. Yuri Kim, vizitoi sot Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Kryetarja e AIDSSH, znj. Gentiana Sula, e njohu ambasadoren znj. Yuri Kim dhe z. Lan Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, me veprimtarinë e Autoritetit, shtyllat ku mbështetet puna e institucionit dhe sfidat e përditshme.

Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së AIDSSH, në kuadër të drejtësisë tranzicionale. Deri në 31 mars 2020, për Vettingun në drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, Prokurori) janë verifikuar gjithsej 481 kandidatë, nga të cilët 11 figurojnë me dokumente dhe 470 të pastër.

Po ashtu, deri më 31 mars 2020, për Vettingun në Polici janë verifikuar 78 kandidatë, nga të cilët 5 figurojnë me dokumente. Vendimet përkatëse u janë dërguar institucioneve dhe janë publikuar të shkurtuara në faqen zyrtare të Autoritetit.
Z. Skënder Vrioni, Sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH, paraqiti nismat e institucionit për ndryshimin e kuadrit ligjor të Autoritetit, mes të cilave ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, duke bërë amendimet e duhura në kuadër të vlerësimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputetë, apo kandidatëve për kryetar bashkie, për qëllime të transparencës gjatë fushatave elektrorale në ligjin 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ku janë dorëzuar variantet përkatëse të propozuara; ndryshimet në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kalimin në AIDSSH të të gjithë kandidatëve të pushtetit vendor që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, si në poste drejtuese, ashtu edhe për anëtarë të këshillave vendorë, si dhe disa shtesa e ndryshime në ligjin 112/2013 “Për Dekoratat, Titujt e Nderit, Medaljet dhe Titujt Vendorë të Nderit në Republikën e Shqipërisë”, në drejtim të verifikimit nga AIDSSH të pastërtisë së figurës së personit që propozohet për të marrë medalje, dekorata apo tituj nderi.

Lexo edhe :  Rama: S’ka strategji për të penguar drejtësinë, pa PS s’do kishit hetime VIP

Ndryshime për mirëfunksionimin e punës janë kërkuar edhe në ligjin specifik të AIDSSH, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me saktësimin e informacionit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, prej nga kanë ardhur veprime interpretuese të gjykatave mbi vendimet e Autoritetit, ndaj synohet përmirësimi dhe pasurimi i korpusit ligjor të AIDSSH. Në takim, znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit, e vuri theksin te çështja e mijëra të zhdukurve me forcë në komunizëm dhe veprimtaria e AIDSSH për qartësimin e fatit të tyre. Përtej hapave konkretë në këtë drejtim dhe projekteve të ndërmarra, janë të nevojshme ndërhyrje ligjore që e lehtësojnë procesin e kërkimit, identifikimit dhe zhvarrimit të viktimave, dhe bashkërendojnë punën e institucioneve.

Nga ana e tij, z. Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit, veç sfidave me të cilat përballet institucioni, foli për historinë e tij të përndjekjes, internimin në kampin e Tepelenës që pas lindjes dhe jetën e shkuar në fshatrat e internimit në Lushnjë, me mijëra të dënuar e të ndëshkuar të tjerë.

Ndërkohë, AIDSSH, e mbështetur në vite nga partnerë e homologë për veprimtaritë komplekse, ka punuar sistematikisht për kthimin e vëmendjes në kampin me tela me gjemba të Tepelenës, me aktivitete të përvitshme me praninë e të mbijetuarve të kampit dhe familjarëve të tyre, studiuesve, grupeve të interesit dhe të rinjve, për muzealizimin e tij dhe bërjen të vizitueshëm për të gjithë.

Historia e kampit të Tepelenës, ashtu si historitë e përndjekjes së familjeve, intelektualëve, elitës, e shumë të tjerëve, që në moshë të mitur e përgjatë gjithë jetës, ”lufta e klasave” dhe pasojat e saj gjatë diktaturës gjysmëshekullore nuk njihen sa duhet nga shoqëria e sotme shqiptare dhe kryesisht të rinjtë. Kjo për shkak të mungesës së trajtimit të plotë në kurrikulat shkollore të narrativës së komunizmit, e cila, duke u trajtuar e bazuar në fakte historike dhe dëshmi, ndihmon në mospërsëritjen e gabimeve në të tashmen.

 

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV