Drafti i 1 korrikut, në dyshim hapja e kufijve me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rihapja e kufijve të Shqipërisë me Bashkimin Europian është ende në dyshim.

Në draftin e para tre ditëve Shqipëria u fut në listën e vendeve që do i hapen kufijtë, por burime nga Brukseli bëjnë me dijse se deklaratat nga Greqia dhe kriteret e hapjes kanë shtuar mëdyshjet.

Sipas draftit i cili nuk ka ndryshime, BE hap kufijtë me vendet jo anëtare përfshi edhe Shqipërinë.

Sipas BE, Shqipëria është tek vendet e pranueshme për të hapur kufijtë për shkak të shkallës së infektimit me COVID-19 por rastet e shtuara së fundmi mund të bëjnë që ky vendim të shtyhet apo rivlerësohet.

Megjithatë BE ka dhe një listë të të vendeve me të cilën nuk do të hapë kufijtë. Ndër to janë SHBA, Brazil, Rusi dhe Katar pasi kanë shkallë të lartë infektimi.

Ditët e fundit ka pasur zëra se BE apo dhe Greqia, vendi fqinj nuk do i hapë kufijtë me Shqipërinë, ndërkohë që Mali i Zi pas hapjes së kufirit e rimbylli përsëri./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Hyri në apartament për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë. Në...

Një tjetër helikopter fluturon mbi shtëpinë e BBV, ja për kë banor ishte mesazhi

Në Big Brother Vip tashmë kemi parë të vijnë dronë me mesazhe motivuese për banorët, por edhe helikopterë. Pas surprizës me helikopter, karafila dhe një...

Ulja e moshës ligjore për abort/ Ministrja Koçiu: Ligji është qartësisht i shkruar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli në emisionin “Real Story” për debatin që ka shkaktuar nisma ligjore për abortin. Gjatë kësaj interviste,...

Eksportohet energji/ KESH shet energji në vlerën e 3.2 milionë eurove për një javë

Shqipëria ka eksportuar sërish energji elektrike.Kjo ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit duke rritur...

VIDEO/ Ky është Jahti 300 milionë dollarësh i Mark Zuckerberg “Launchpad”

Jahti 'Launchpad', që besohet se është në pronësi të Mark Zuckerberg, është parë në ujërat e Fort Lauderdale, Florida. Bashkëthemeluesi i Facebook dhe CEO i...

Lajme të tjera

Web TV