Pas negocatiave me institucionet, transporti publik nis javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burimet i thanë gazetës “Si” se të hënën me shumë gjasa do të nisë aktiviteti i transportit publik për linjat që nuk kanë filluar ende. Ndërsa punonjësit e transportit publik, kanë dalë sot (të premten) në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës që i është premtuar nga qeveria.

“Qeveria paguan deputetët e rrugës, paguan karburant për ta edhe në kohë pandemie kur ata kanë qëndruar në shtëpi. Shoqata të bëjë çfarë të dojë, unë nuk filloj punën. Kemi familjet pa bukë. Shoqata të punojë vetë. Ne duam pagën e dytë”– shprehet një prej punonjësve.

Të gjithë në unison kanë një kërkesë të vetme; pagën e dytë të luftës sepse kanë që në mars pa punë dhe pa asnjë të ardhur. Gazeta “Si”, pyeti përfaqësues të njërës prej shoqatave nëse ka një kontradiktë këtu; teksa burime pranë shoqatave kanë rënë dakord për të nisur punën ditën e hënë, ndërkohë që punonjësit nuk pranojnë të nisin pa marrë pagën e dytë të luftës.

“Jo nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Punonjësit janë në gjendje të mjerueshme. Nëse bizneset kanë ndonjë kursim për të mbijetuar, ata jo. Nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur. Atyre u është premtuar paga e luftës dhe Ministria e Financave të zbatojë premtimin që të nisim nga puna të hënën. Java tjetër do të ketë shumë zhvillime në sektorin tonë”- u shpreh një burim pranë njërës prej shoqatave të Transportit Publik.

Teksa rastet e infektimeve me Covid-19 po shtohen dita-ditës në vend duke krijuar një situatë të paqartë dhe të pasigurt të sigurisë shëndetësore; nga njëra anë janë punonjësit e transportit publik që po klithin për ndihmë se nuk kanë të ardhura për të jetuar, nga ana tjetër është pretendimi i shoqërive të transportit nën ombrellën e shoqatave që këmbëngulin deri në fund për plotësimin e kërkesave të tyre dhe pala tjetër Ministria e Infrastrukturës që e ka mbyllur historinë me transportin me një paketë mbështetëse për të që edhe pse u artikulua gati një javë më parë, nuk është bërë ende publike dhe nuk dihet se çfarë përmban.

Lexo edhe :  “Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Por janë edhe njerëzit, veçanërisht ata pa asnjë alternativë transporti që i kanë sytë çdo ditë nga mediet për të mësuar se kur do të nisë transporti publik. Është një puzzle prej 1 mln dollarësh që bëhet e ç’bëhet në momentin e vendosjes së copëzës së fundit të puzzlit.

Por ajo që dihet me siguri, hallexhinjtë e historisë janë punonjësit e transportit dhe njerëzit që kanë transportin publik si alternativë të vetme komunikimi me vendndodhjet dhe vend-punët e tyre. Shoqëritë e transportit, pavarësisht se kanë të drejtë legjitime të drejtojnë kërkesat e tyre qeverisë dhe të presin tu plotësohen, shohin vetëm interesin e tyre.

Edhe në kohë “paqeje”, autobusët e transportit publik kanë qenë përherë problematikë për qytetarët; që nga tejmbushja, mosfunksionimi i ventilimit dhe kondicionimit, vjedhja nga hajdutët e xhepave, etj. Nëse transporti publik nis të hënën, siç bënë me dije burime pranë shoqatave të transportit për gazetën “Si”, shoqëritë e transportit nuk duhet ti harrojnë këto muaj, por të reflektojnë dhe ti ofrojnë një shërbim dinjitoz qytetarëve./Gazeta Si

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV