“Do fitojmë në KAS”, Guardiola është i sigurt për të ardhmen e Manchester City-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i skuadrës së Manchester City-t, spanjolli Pep Guardiola është shprehur se ekipi i tij do e fitojë betejën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

‘Citizenët’ kanë kërkuar heqjen e dënimit 2-vjeçar nga qeveria evropiane e futbollit, UEFA, për thyerje të rregullave të transferimeve të futbollistëve.

Guardiola ka theksuar në një konferencë për mediat se në KAS do merret fitorja dhe ka theksuar se vitin e ardhshmë City do rikthehet në Champions League.

“Jemi gati për t’u përballur në KAS dhe kam shumë besim se ne do të rikthehemi të luajmë vitin e ardhshëm në Champions League. I gjithë klubi me punonjësit e vet do të rritet vit pas viti”.-tha ai.

Në dënimin që UEFA i vendosi Manchester City-t, përveç pezullimit prej dy vitesh nga futbolli evropian, përfshihet edhe një gjobë prej 28 milionë eurosh.

Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e UEFA-s, ‘Citizenës’ do të kenë humbje që llogariten të shkojnë në 222 milionë euro.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut,...

Tjetër aksident me shqiptarë në Maltë/2 punëtorë bien nga kati i tretë pasi shembet çatia

Dy punëtorë ndërtimi u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po qëndronin u rrëzua dhe ata ranë tre kate në një shtëpi...

Përgatitje për zgjedhjet e 2025?/ Kryedemokrati Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë në Itali. Me anë të një...

Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Nga Lorenc Vangjeli Nëse Sali Berisha është mbreti i kurorëzuar, Gazmend Bardhi është princi i errët i inkoherencës. Të dy së bashku, në një listë...

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do...

Lajme të tjera

Web TV