Emrat/5 kandidatë për të marrë drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me largimin e Evis Shurdhës në muajin qershor nga drejtimi i Komisioneri i Prokurimit Publik, 5 persona të tjerë kanë kandiduar për këtë pozicion.

Në fletoren zyrtare janë publikuar emrat e kandidaturave, që kanë kaluar fazën e parë dhe të atyre që janë skualifikuar.

Kryeministria menjëherë pas largimit të Shurdhës, mandati i së cilës përfundonte në shtator të vitit 2021, me anë të një procedure të përshpejtuar ftoi të gjithë kandidatët që të konkurronin për këtë pozicion.

Pas kësaj procedure Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit edhe listën e kandidatëve të kualifikuar të shoqëruar edhe me pikët përkatëse.

Kandidatë të kualifikuar për kryetar të KPP-së

1. Joniad Myzyri 78 pikë

2. Nikollaq Neço 78 pikë

3. Klodian Gllava 73 pikë

4. Arlinda Pogaj 72 pikë

5. Denis Martopullo 65 pikë

Ndërkohë janë skualifikuar:

I. Kandidatë që nuk plotësojnë kushtet për t’u emëruar kryetar të KPP-së

1. Iva Hysani

2. Fatos Braja

II. Kandidatë që hoqën dorë nga vazhdimi i garës dhe nuk u paraqitën në fazën e intervistës me gojë

1. Taulant Godroli

2. Kelment Greca

Ligji për prokurimet, në nenin 19/2, pika 6, parashikon që mandati i kryetarit dhe i anëtarit të Komisionit të Prokurimit Publik është pesë vite, pa të drejtë rizgjedhje.

Ndërkaq, nga ngjarjet më të bujshme që kanë ndodhur gjatë mandatit të Evis Shurdhës është çështje e Unazës së Madhe, me skandalin e kompaninë fantazmë “DH Albania”, që fitoi tenderin me dokumente të falsifikuara si dhe koncesioni i tunelit të Kardhiq-Delvinës që u ankimua në KPP. Tenderi i tunelit Kardhiq-Delvinë ishte më vlerë 19 milionë euro dhe kompania ‘Gjoka Konstruksion’, pasi garoi e ankimoi vendimin në KPP. Komisioni e konsideroi fituese ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa Ministria e Infrastrukturës e anuloi tenderin. Më pas dha dorëheqjen drejtoresha e Autoritetit Rrugor, Sonila Qato.

Lexo edhe :  Presidentja sllovene në Kuvend: Shqipëria i plotëson kushtet për hapjen e negociatave

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Si ta shëroni lëkurën e djegur nga dielli në kushte shtëpie

Një djegie e lehtë nga dielli shërohet brenda një jave ose maksimumi 10 ditë. Shasa Hu, mjeke dermatologe dhe...

Si ka ndikuar rritja e rrogave në buxhet

Të ardhurat që buxheti i shtetit mbledh nga tatimi i aplikuar mbi pagat e qytetarëve shqiptarë po rriten në mënyrë progresive nga viti në...

Shumë shpejt edhe linjat ajrore me Inteligjencë Artificiale, ja çfarë po ndodh

Përdorimi i Al në qendrën e re të kontrollit të linjës easyJet i ka lejuar ekipet të menaxhojnë më mirë fluturimet, ka njoftuar linja...

“Edhe Bora ka më shumë ‘k’ se kryeministri”, habit Neda Balluku: Është më…

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej...

“Sfidon” Berisha/Ish-kryeministri thyen arrestin shtëpiak, aktori i shkon në banesë dhe..

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish arrestin shtëpiak. Kësaj radhe ai ka pritur në shtëpi dhe është takuar me Çun Lajçin. Kjo është e disata herë...

Lajme të tjera

Web TV