Rama në Kryesi/ Nis takimi i dytë me opozitën parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për t’u takuar me krerët e 3 grupeve të opozitës parlamentare. Ky është takimi i dytë i Ramës me përfaqësues të opozitës parlamentare.

Mbledhja është thirrur nga Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku që i kërkuan kryeministrit të takoheshin, dhe ky i fundit ka pranuar, palët janë takuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ashtu si dihet, në takimin e parë të zhvilluar së bashku numri një i qeverisë nuk ka mundur dot të bindë opozitën e re me marrëveshjen e Këshillit Politik me opozitën jashtëparlamentare për ta votuar në Kuvend.

28 deputetë të opozitës parlamentare depozituan një projektligj për ndryshimin e sistemit në lista të hapura dhe eleminimin e koalicioneve zgjedhore, i cili votohet në Kuvend më 30 korrik.

Mazhorancës i duhen votat për Zgjedhoren pasi nuk i plotëson dot brenda grupit të saj, por opozita parlamentare kushtëzon votën e saj me Listat e Hapura, ose në rast të kundërt do votojë kundër.

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

 

 

 

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV