Shifrat e larta të virusit të ri COVID-19 kanë vijuar edhe këtë javë në vendin tonë, ndërkohë që komiteti teknik i ekspertëve po diskuton për rikthimin e masave kufizuese në fundjavë.
Duke iu referuar shifrave të raportuara nga autoritetet vendase të shëndetësisë, gjatë kësaj jave, 6 korrik – 12 korrik, janë regjistruar 561 raste të reja infektimesh me COVID-19, me një mesatare prej 80.14 raste të reja ditore.
Ndërkohë gjatë kësaj jave janë shënuar dhe 17 humbje jete te spitali Infektiv për shkak të koronavirusit. Gjithashtu betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 289 pacientë të tjerë.
Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 3454 persona të infektuar me COVID-19, 1946 prej tyre janë shëruar, 93 kanë ndërruar jetë, ndërkohë aktualisht aktivë janë 1415 pacientë. /En.Br./Fjala.al