Ministri gjerman i Shëndetësisë: Vala e dytë e Covid-it, një kërcënim real

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka paralajmëruar sot se kërcënimi për një valë të dytë infektimesh me COVID-19 është real dhe iu ka kërkuar qytetarëve të tij që të respektojnë distancimin fizik gjatë pushimeve në Ishujt Baleare.

Në veçanti ai shprehu shqetësimin për situatën në ishullin spanjoll të Majorkas, arkipelagu kryesor i Baleareve, një vend pushimesh veçanërisht i frekuentuar nga gjermanët, deri në pikën që ata e quajnë “rajoni i 17-të” i vendit të tyre, i cili ka 16 Lande.

Gjermanët përbëjnë 27% të pushuesve në Baleares, një arkipelag ku turizmi përbën 35% të PBB-së.

“Imazhet që kemi parë këtë fundjavë në ishullin e preferuar të gjermanëve, Majorka, më shqetësojnë. Ne duhet të bëjmë shumë kujdes që ishujt Baleares të mos kthehen në një Ischgl të dytë, një stacion skish austriak, që u kthye këtë dimër në një vatër kryesore europiane të kontaminimit me COVID-19, deklaroi Spahn në një konferencë shtypi, të organizuar me Institutin Robert Koch.

“Kërcënimi për një valë të dytë është real”, theksoi Spahn, i cili i trembet një rritjeje tjetër të rasteve me COVID-19 në Gjermani me rikthimin e turistëve nga pushimet në Europë.

Disa video kanë treguar dhjetëra turistë gjermanë apo britanikë, shpesh të dehur, duke bërë festa të zhurmshme në rrugët e Majorkas, pa mbajtur maska dhe pa respektuar distancën fizike.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën...

Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Pas takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama është pyetur nga mediat greke nëse vizita e tij lidhet me rastin e Fredi Belerit, pasi...

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja jete në banesën e marrë...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Lajme të tjera

Web TV