Virusi/ Sërish humbje jete në Kosovë, në pak orë 3 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër viktimë është shënuar pasditen e kësaj të martë në Kosovë. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka vdekur një i infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i shpreh ngushëllime familjes Bytyqi për humbjen e tyre.

“Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtares se dashur të familjes”, ka shkruar Lladrovci.

Ndërkohë paraditen e kësaj të hëne janë regjistruar dy viktima të tjerë nga koronavirusi, përkatësisht nga komunat Pejë dhe një në komunën e Cernicalit./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

‘Ethet e Shqipërisë Turistike’: Tirana destinacioni i tretë pas Myhihut dhe Tokios


Duket se “Ethet e Shqipërisë Turistike” nuk janë më as një version i  filmit të famshëm të Travoltës. Sipas...

Google Maps zbulon përditësimin më të fundit

Google Maps ka prezantuar një funksion të ri që e thjeshtëson navigimin, funksionin “You”. Siç raportohet, “You” është vendi ku gjenden ndryshimet më të rëndësishme,...

Turizëm në katër stinë/ Pushimet jo vetëm në verë, si ka ndryshuar trendi në Shqipëri

Jo vetëm turistët po e preferojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit por edhe vetë shqiptarët kanë ndryshuar mënyrën e planifikimit të pushimeve, më të shkurtra...

Stres dhe ankth për maturën, gjysma e maturantëve mendojnë të kopjojnë

Gati gjysma e maturantëve mendojnë të kopjojnë në provimet e maturës që janë planifikuar të nisin më 3 qershor. Një pyetësor i realizuar me...

Babai e qëlloi me plumb në bark, Rudina në gjendje të rëndë niset URGJENT drejt Tiranës

Rudina Musaku, e reja që u plagos pak orë më parë nga babai i saj me armë gjahu,  është nisur nga spitali i Lushnjes...

Lajme të tjera

Web TV