EKSKLUZIVE/ I dha fitoren Apolonisë U-19, Skerdi Levendi: Dua të qëndroj te ky klub dhe në të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/zOMLBr1LptE
Talenti i skuadrës U-19 të Apolonisë, Skerdi Levendi ka thënë se fitorja e Kategorisë Superiore të grupmoshës për të cilën luan, nga ekipi fierak tregoi liderët e së ardhmes në futbollin e vendit tonë.

Mesfushori ishte një nga realizuesit e golave të fitores që i dha Apolonisë trofeun.  Në një intervistë të dhënë për grupin mediatik “Fjala” ai ka theksuar se ndonëse skuadra për të cilin luan u nënvleftësua, tregoi se ka shumë potencial.

Nuk pati shumë besim se te Apolonia edhe pse vitin e kaluar u ngjit në Kategorinë Superiore, por ja që rezultati e tregon dhe dëshirën tonë të madhe për të luajtur dhe fituar.”-u shpreh ai.

Ndërsa ka treguar planet dhe dëshirat e së ardhmes, i riu shtoi se Apolonia ka shumë premisa dhe se dëshiron të jetë pjesë e ekipit të parë të këtij klubi.

Jam stërvitur me ekipin e parë të Apolonisë që nga fillimi i vitit dhe përveç kësaj kam marrë pjesë në disa ndeshje si lojtar i saj. Nuk mund të them se kaq mjafton për t’u futur në ekipin e parë, pasi duhet të rritem akoma personalisht për të arritur deri aty, por mendoj se me pasionin e duhur do ia dal.”- tha ndër të tjera mesfushori.

Levendi shtoi ndër të tjera se fitorja ishte shumë e vështirë, por shumë emocionuese një fund.

Nga Katerina Tafa

Si ishte të shënoje një nga golat e fitores para shpalljes kampion të Kategorisë Superiore U-19?

Vlen pak të them se emocioni ishte shumë i madh dhe më kishte pushtuar të gjithin dhe krenaria ishte shumë e madhe për mua dhe për ekipin .

Si ka qenë ky sezon për ekipin dhe ju personalisht?

Nuk mund të them se ka qenë një sezon shumë i lehtë për ekipin tonë për shkak edhe të ndërrimit të trajnerëve dhe siç dihet dhe nga situata e krijuar prej pandemisë, por ja kemi dalë të gjithë me bashkëpunim.

Lexo edhe :  “Tronditet” Franca/ Lëndohet Lucas Hernandez, në dyshim pjesëmarrja në Europian

Si ishte rruga drejt triumfit, sa vështirësi pati Apolonia?

Rruga drejt triumfit nuk është asnjëherë e lehtë për shkak se përfshin gjithmonë konkurencën mes skuadrave dhe ajo vështirësohet kur të gjithë e duan shumë fitoren. Megjithatë nuk pati shumë besim se te Apolonia edhe pse vitin e kaluar u ngjit në Kategorinë Superiore, por ja që rezultati e tregon dhe dëshirën tonë të madhe për të luajtur dhe fituar

A pritet që së shpejti të jeni pjesë e klubit të parë të Apolonisë?

Në fakt unë jam stërvitur me ekipin e parë të Apolonisë që nga fillimi i vitit dhe përveç kësaj kam marrë pjesë në disa ndeshje si lojtar i saj. Nuk mund të them se kaq mjafton për t’u futur në ekipin e parë, pasi duhet të rritem akoma personalisht për të arritur deri aty, por mendoj se me pasionin e duhur do ia dal.

Jeni kontaktuar në ndonjë moment nga ndonjë ekip tjetër brenda aspo jashtë vendit tonë, pra a do ju shohim diku tjetër së shpejti?

Nuk jam kontaktuar akoma apo të kem marrë ndonjë ofertë brenda ose jashtë vendit nga ekipe të ndryshme, por kjo gjë nuk më shqetëson, pasi jam shumë optimist dhe shanset për t’u ngritur në karrierë janë të shumta. Momentalisht jam i fokusuar te Apolonia dhe pres të nisi sezoni i ardhshëm që të jap maksimumin tim.

Sipas jush cila është skuadra më e mirë në vendin tonë, për të cilën do donit të luanit?

Kam një kontratë te ekipi që jam momentalisht, pra Apolonia dhe do e respektoj deri në fund sepse për mendimin personal ky është ekipi më i mirë. Kjo gjë u la të kuptohej dhe nga triumfet që mori dhe padyshim të gjithë e vunë re këtë gjë.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV