Atentati/Vrasja e 27-vjeçarit në Shkodër, pista kryesore, përplasja mes bandave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa muajsh qetësi, ngjarjet kriminale u rikthyen sërish në qytetin e Shkodrës mëngjesin e së dielës, kur u ekzekutua me plumb në kokë, në një atentat mafioz, Gjin Boriçi.

Hetimet e prokurorisë shkojnë në dy pista: prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale. Frikë se në Shkodër, pas kësaj ngjarjeje, mund të rikthehen ekzekutimet mes grupeve rivale.

Nga Elvis Myrta 

Kur kanë kaluar gati 48 orë nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Gjin Boriçi, në Shkodër, policia e qytetit verior nuk ka ende asnjë autor të dyshuar për këtë ngjarje. Për zbardhjen e atentatit mafioz, mëngjesin e djeshëm, drejt kryeqendrës së Veriut zbarkuan specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin se atentati ndaj të riut ka qenë i mirorganizuar dhe dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë. Prishja e pazareve të drogës dhe larja e hesapeve janë dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo e fundit është pista kryesore ku hetuesit janë fokusuar, pasi viktima dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur vitet e fundit në Shkodër.

Mësohet se 27-vjeçari ka pasur probleme edhe me gjakmarrjen, por grupi hetimor e përjashton këtë pistë, për shkak të dinamikës së atentatit.

Kjo, sepse pas atentatit, 10 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në disa vrasje të tjera që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është sekuestruar një numër i madh i kamerave të sigurisë në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, në zonën e Bushatit, ku dyshohet se janë larguar fillimisht autorët pas vrasjes.

Po ashtu kamera janë sekuestruar në zonën e Velipojës, në Lezhë dhe në disa vende të tjera, ku ka dyshime se ekzekutuesit kanë lëvizur pas vrasjes të së riut. Viktima ishte person me precedentë penalë, në fushën e narkotikëve.

Ai kishte tri identitete, përveç se si Gjin Boriçi, 27-vjeçari njihej në Shkodër edhe me emrat, Gjin Ndoj dhe Gjin Frroku.

Pas ekspertizës së trupit të të riut hetuesit kanë dalë në përfundimin se 27-vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Viktima njihej edhe si mik i afërt i “Bajrave”. Gjin Boriçi u gjet i vrarë rreth orës 05:55 të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Shkjezë.

Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi edhe 3 gëzhoja kallashnikovi.

Atentati 

Pas disa muajve qetësi, ngjarjet kriminale janë rikthyer sërish në kryeqendrën e Veriut. Një atentat mafioz tronditi Shkodrën mëngjesin e së dielës, ku një djalë i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë.

Lexo edhe :  'Çmendet' nga xhelozia/ 55-vjeçari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të 9 korrikut, në segmentin nacional Shkodër-Tiranë, një aks që të çon në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës. Ishte ora 05:55 e mëngjesit, kur në policinë e Shkodrës mbërriti një telefonatë se një person i gjakosur ndodhej i shtrirë në tokë.

Pas marrjes së informacionit, menjëherë efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ku rezultoi se Gjin Boriçi, 27 vjeç, është ekzekutuar me plumb në kokë. Pak metra nga viktima ndodhej makina e tij tip “BMW”, ndërsa 27-vjeçari ishte i shtrirë në tokë dhe i gjakosur nga plumbat që ka marrë në kokë.

Menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë, rreth 10 kilometra më tutje, policia ka marrë informacion edhe për një mjet të djegur. Pas marrjes së këtij informacioni efektivët shkuan menjëherë te mjeti i djegur, ku të pranishëm ishin edhe shefi i policisë së Vaut të Dejës, Bardh Salihi, dhe drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Niko Brahimaj.

Mjeti i dyshuar i autorëve të krimit u gjet i djegur plotësisht, në një zonë të braktisur, ku nuk ka lëvizje, dhe është kufiri që ndan Lezhën me zonën e Vaut të Dejës. Pas veprimeve hetimore rezulton se makina që u gjet e djegur është tip “Benz” dhe kishte targën AA 346 LC, targë kjo që është denoncuar si e vjedhur më 20 qershor të këtij viti në Ishëm, në pronësi të një vajze me inicialet A. K., e cila ka në pronësi një automjet tip “Fiat Punto”.

Që në atë kohë shtetasja A.K. ka bërë denoncim në polici për vjedhjen e targës, por deri ditën e atentatit ajo nuk u gjet dhe, siç edhe duket, autorët e kanë vjedhur atë për ta përdorur në këtë vrasje të ndodhur në Shkodër.

Policia dyshon se autorët i kanë zënë pritë viktimës, duke e ulur nga makina e tij dhe më pas duke e vrarë me plumb në kokë, për ta lënë më pas të vdekur në vend.

Autorët e kanë kryer vrasjen në autostradë, në një zonë të pasurvejuar nga kamerat, ndërsa më pas kanë djegur makinën në kufirin mes Lezhës dhe Vaut të Dejës, duke u munduar të zhdukin të gjitha gjurmët.

Ekzekutorët kanë pasur disa mundësi për t’u larguar, por ajo që dyshohet është se një mjet tjetër i ka pritur në vendin ku është djegur makina me të cilën kanë kryer krimin dhe më pas kanë vijuar rrugën drejt Lezhës, edhe pse kjo mbetet për t’u konfirmuar.

la.mi/Fjala.la

Të fundit

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

63-vjeçari nga Vlora me 2 gra, një e merrte një e linte/ Më ngeci, më vjen turp nga vajza

Historia që është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe gazetares Evis Ahmeti ka të bëjë me një...

Si mund të mbrohen konsumatorët?/ Banka ndërhyri tek interesat e kredive, ranë trefish

Në studion e emisionit “Sheshi i Dollarit” u diskutua se si mund të mbrohen konsumatorët. Denis Deralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë,...

“Më bashkë se kurrë!”/ Argjira dhe Graciano të lumtur pranë njëri-tjetrit

Teksa Graciano u bë përsëri pjesë e shtëpisë së “BBV3”, ai rrëfehu lidhur me krisjen që kishte pësuar marrëdhënia e tij dhe e Argjirës. Mirëpo...

Lajme të tjera

Web TV