Janë tre shifra shumë të rënda për Shqipërinë nga të cilat kuptohet shumë. Sipas ish-ministrit të Arsimit në vitin 2007 në Shqipëri kishte 56 mijë maturantë. Në vitin 2013 kishte 48 mijë maturantë dhe në vitin 2020 kemi vetëm 31 mijë maturantë. Pra për 13 vjet numri i maturantëve në Shqipëri është përgjysmuar. Të gjitha këto, Myqerem Tafaj i bëri publike në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU. Sipas tij këto shifra tregojnë shumë.
Në 2006-2007 më duket se kanë qenë 56-57 mijë maturantë. Në 2013 mesa mbaj mend ishin 48 mijë maturantë. Këtë vit janë 31-32 mijë maturantë. Dhe natyrisht ne jemi një vend i cili nuk e ka një sistem të arsimit profesional të zhvilluar, dhe nëse Shqipëria do ta kishte një të tillë funksional të zhvilluar dhe këtë qasje për ti thithur nxënësit e arsimit profesional, jam i sigurt që më shumë prindër dhe nxënës do ishin të prirur që ta zgjedhin arsimin profesional./Fjala.al/Ke.Ba