Kur Leku u quajt i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga anomalitë që vazhdon dhe sot e kësaj dite është ngatërresa e lekëve të reja me ato të vjetra. Thënë më qartë, nëse marrim shembull një kartëmonedhë të re 500 lekëshe, shumë shqiptarë vazhdojnë ende ta quajnë 5000 lekëshe. Por kur ndodhi këmbimi i monedhës së vjetër LEK në monedhën e re?

Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër në LEK me monedhën e re në LEK. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.

Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re LEK, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit nga 1964 në 1976. Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1. Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekëshe vazhdoi ta quante 1000 lekëshe.

Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Eurodeputeti grek Kefalogiannis vizitë në Shqipëri, do takojë sot Fredi Belerin në qeli

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri. Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë...

Ndryshimet e reja/ Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai...

Tkurret stoku i pronave të pashitura, qytetarët orientohen drejt banesave me qera ditore

Pavarësisht një ulje të çmimit të banesave ato mbeten ende në territor pozitiv duke u rritur me 3.2 përqind, krahasimisht me të njëjtën periudhë...

Më shumë se 60% e popullsisë së botës beson te vaksinat

Më shumë se 60 për qind e popullsisë së botës u beson vaksinave dhe është e gatshme të rivaksinohet kundër Covid-19, si dhe kundër...

“Temperatura 29 gradë”/ Meteorologu: Duke filluar nga dita e mërkurë…

Pjesa e parë e javës do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bëtë që sot dhe nesër në vend të ketë...

Lajme të tjera

Web TV