Ministri italian sulmon ashpër Ronaldon: Arrogant që nuk respekton rregullat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i sportit në itali, Vincenzo Spadafora ka sulmuar ashpër Cristiano Ronaldon për mosrespektimin e rregullave anti-Covid nga ylli portugez.

Në një lidhje telefonike me ANSA, Spadafora e quajti Ronaldon arrogant dhe mosrespektues të rregullave.

“Fama dhe aftësitë e lojtarëve të caktuar nuk i autorizon ata të jenë arrogantë, mosrespektues të institucioneve dhe të gënjejnë: përkundrazi, sa më shumë që njihen, aq më shumë duhet të ndiejnë përgjegjësinë të mendojnë para se të asin dhe për të dhënë një shembull të mirë.

 Nuk kam ndërmend të vazhdoj për një kohë të pacaktuar për këtë çështje. Konfirmoj atë që thashë dje në lidhje me braktisjen e hotelit nga disa lojtarë të Juventusit, bazuar ndër të tjera në komunikimet e klubit me ASL të Torinos. Unë nuk do të ndërhyj më shumë në lidhje me temën dhe i përsëris dëshirat e mia për një shërim të shpejtë për të gjitha rastet pozitive” u shpreh Spadafora.

Cristiano Ronaldo u infektua me Covid-19, në datën 13 tetor dhe një ditë më pas udhëtoi drejt Torinos duke shkelur rregulloren. Kjo gjë shkaktoi shumë polemika në Itali.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Ministri i Financave jep lajmin: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për…

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen e zgjerimit të aksesit në...

Athina ose dalja nga burgu i inferioritetit kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, është një tekst që shenjon për...

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë. Monarku britanik, i cili u...

Lajme të tjera

Web TV