Dashamir Shehi: Në 30 vjet, Shqipëria një vend jodemokratik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi deklaron se në këto 30 vjet tranzicion,  Shqipëria nuk ka qenë një vend demokratik. I ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Shehi tha se janë bërë përpjekje për shtetformim  por nuk ka patur demokraci. Ai e lidhi këtë edhe me historinë  e Shqipërisë.

 -Jemi 6 muaj para zgjedhjeve. Pse jemi në këtë polaritet kaq ekstrem ? Ju jeni një politikan me 30 vjet karrierë, si ka mundësi që Shqipëria edhe pse ka bërë ndërrimin e gjeneratave përsëri është ekstremisht e ndarë?

-Ne jemi një komb pa histori demokracie. Nuk është OMGJ demokracia këtu. Ne kemi jetuar nën të huajt. Patëm një periudhë të mbretit Zog, periudhë shtet-formuese e suksesshme jo demokratike. Demokracia e parë fare në Kongresin e Lushnjës, votimet e Parlamentit 1920 u rrënuan, u shuan nën interesin e ndërtimit të një shteti më të fortë. Të qëndrojë në këmbë Shqipëria pastaj shqiptarët ta mbyllin gojën një pjesë. Kjo është historia. Mburremi me atë periudhë për arritjet shtet-formuese për urat, për shkollat, për gjuhën shqipe, për monedhën shqipe por jo për demokracinë  shqiptare. Domethënë deri në atë periudhë nuk kishim demokraci. Pjesa tjetër pastaj lufta dhe pas-lufta deri në 1990 ishte kthim mbrapsht në të gjithë elementët. Ngritja e unit personal, krijimi i një strukture partiake e cila i hyri dhe në kokë njerëzve dhe të cilën e trashëgojmë edhe ne sot.  Ndaj dhe kur erdhi demokracia erdhi më shumë si institucion ligjor jo si një institucion kolektiv, kultural. Gjithë këto elementë të trashëguar, të puqur bashkë, të nxitur pastaj edhe me situatën e një korrupsioni të madh, e një përfitimi të madh, jemi në këtë situatë. Demokracia jonë ka gjithë dobësitë që vijnë nga vendet e vogla dhe mungesa e traditës, ka dhe izolimin politik sepse 30 vjet që themi “Europa, Europa”, ku është Europa? S’është!/Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Meri Shehu paralajmëron që të keni kujdes në këtë datë/ Shenjat me fat për këtë javë

Në aspektin astrologjik, java do të mbizotërohet nga energjia pozitive e planetëve. Sipas parashikimit nga Meri Shehu vijnë surpriza e lajme shumë të rëndësishme...

Kunata tregon bisedën e fundit me Alma Arrazin:Po ta dija se do mbytej s’do e kisha lënë

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Shkodrës, që mbylli në burg Erdgys Arrazin, babain e 3 fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur, në...

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe stil të pa ngatërrueshëm me...

Lajme të tjera

Web TV