Alket Hyseni është i pari deputet i Partisë Socialiste që deklaron se do jetë sërish kandidat i saj në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Hyseni shpreh bindjen se do jetë në listën që do miratojë Kryesia e PS për shkak të punës që ai ka bërë në vite si deputet.
-Po t’i pyesësh të gjithë kandidatët do thonë që ne jemi më të mirët, po ka një vlerësim për punën e tyre, një vlerësim që nga baza deri te grupi parlamentar, ka filtra për t’u votuar, për t’u prodhuar kandidatura dhe në fund i përcillen kryesisë së partisë e cila vendos. Është kryesia që prodhon listën. Unë për vete jam 100% i sigurtë që do të jem. Sepse kam punën dhe rezultatet e mia shumë të mira./Fjala.al/Ke.Ba