Meta: Themelore për demokracinë që gazetarët të vijojnë misionin pa u dhunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se do të jetë në krah të gazetarëve të terrenit, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias.

Teksa shpreh mirënjohje për gazetarët, që sipas Kreut të Shtetit, kanë shkëlqyer me profesionalizëm e kurajo në këto ditë të vështira proteste, ai thekson se është themelore për demokracinë që këta gazetarë të vijojnë misionin pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar.

Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse! ? Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës.

Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias! ??”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Reagon Balla: Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në mesditë dhe pasdite në zonat pranë maleve. Era do...

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i reagimit që kanë njerëzit individualë...

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Lajme të tjera

Web TV