Artan Hoxha zbulon si u kap dhe çfarë iu gjet Ramazan Rrajës në Belgjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme autoritetet belge në bashkëpunim me ato gjermane arrestuan 8 persona, pjesë të një grupi të trafikut të kokainës, ndërsa dy prej tyre janë nipërit e deputetit socialist Rrahman Raja.

Bëhet fjalë për Fjoralb Rrajën dhe Ramazan Rajën, për të cilin gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se gjykata ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë burg.

Gazetari Hoxha në një lidhje “live” me Abc News, ka thënë se Rraja kishte vetëm 10 ditë që ishte larguar nga Shqipëria dhe lëvizte në vendet e BE-së me letra polake, ndërkohë që ka qenë në shtëpinë e një të afërmi kur u arrestua.

Takimi që e “dogji” Rrajën ka qenë ai me Musa Gjikolën, edhe ky i arrestuar, ndërsa në takim ka qenë edhe një rus.

Intervista e Artan Hoxhës:

A ishin të pritshëm emrat që u arrestuan, kush janë në të vërtetë dhe lidhja me deputetin?

Në fakt ajo që më shqetëson është përhapja e fenomenit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të tregut të BE-së dhe ky është një rast që provon atë që kemi thënë, që grupet e trafikantëve shqiptarë po synojnë lart dhe duan të marrin pjesën e vet nga sasia e madhe e kokainës që vjen në tregun e BE-së.

Në lidhje me emrat dhe operacionin, pavarësisht se deklarata e policisë është bërë sot operacioni është zhvilluar në 15 dhjetor. Policia belge dhe gjermane të përfshira në këtë operacion, arrestimet janë bërë në këto dy vende të martën e kaluar në 04:00-05:00 mëngjesit.

Nga informacioni që kam unë, duke komunikuar edhe me kolegë në Belgjikë, ajo që bie në sy është fakti që operacioni është vazhdë e një hetimi që ka nisur në 2017, në 2018 u kapën 1.8 ton kokainë dhe gjatë asaj kohe mesa kujtoj, shqiptarët ranë në sy, u kapën 1.2 tonë kokainë.

Por ishte i çuditshëm fakti që linja e trafikut nuk u zbulua nga policia por marketet që furnizoheshin bananet. Rastësisht në këto markete në Hanover të Gjermanisë, në 8 markte u gjetën arka me banane dhe 200 kg kokainë. E gjithë kokaina e kapur, 1.8 ton kapte një çmim prej 400 mln euro. Mesa duket ky hetim ka vazhduar dhe kemi rastin e fundit, ku janë përfshirë emrat që kanë dalë, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Në Belgjikë kanë dalë për masat e sigurisë.

Lexo edhe :  E drejta për informim vijon të mbetet problem në Shqipëri

A janë këta emra kupola e trafikut?

Ka disa elementë që duhen sqaruar, që lëvizja e kësaj sasie të madhe kokaine dëshmon se kemi të bëjmë me një organizatë të fuqishme. Mes emrave që shoh, për pjesën e Shqipërisë emri i njohur është i Ramazan Rrajës por spekulimin për lidhje politike duhet t’ia lëmë hetimi.

Nga informacioni që kam marrë, Ramzan Rraja para 10 ditësh është larguar nga Shqipëria, ai lëviz me letra polake. Ai është kapur në të gdhirë në 05:00 të mëngjesit në banesën e një të afërmi të vet në Bruksel. Pra është kapur në banesën e një kushëriri të vet, nuk janë gjetur armë, por një sasi parash.

Personi në fjalë ka dokumente polake dhe ka lëvizur në vende të tjera. Ai ka ardhur në Bruksel për të bërë një Bruksel për të bërë një takim me Musa Gjikolën, i cili dyshohet se po mbahej në vëzhgim të rreptë, takimi është kryer në praninë e një rusi.

Takimi nuk është saktësuar, nëse ka qenë një i vetëm, por ka pasur edhe të tjerë në apartamente apo banesa, ku mund të kenë rakorduar. Veprimet ndaj Rrahës kanë ardhur pas takimit me Musa Gjikolën dhe një rusi. Rasti Rraja, në masën e sigurisë, prokurori ka kërkuar për Ramazan Rrajën një muaj arrest me burg.

Nuk ka prova të forta?

Nuk them nëse ka apo jo. Por është fakt që kërkesa belge referuar kërkesës së prokurorit ka dhënë 30 ditë masë sigurisë, deri kur të paraqesë prokurori prova shtesë. Hetimi do ta nxjerrë kush është drejtësi, kupola. Ajo që bie në sy, është fakti që grupi ka synuar portet e mëdha, ku është jashtëzakonisht e vështirë të skanosh çdo kontenier.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV