Edi Rama kërkon mandatin e tretë, ja çfarë premton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me gazetarët tha se i duhet edhe një mandat i tretë për të përfunduar projektet që ka nisur në këto dy vite, siç janë vaksinat dhe procesi i rindërtimit të shtëpive pas tërmetit.

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama konferencën e së martës ja detikoi sektorit të ekonomisë. Së bashku me ministren e Financave, Anila Denaj Rama foli për situatën financiare në vendin tonë. Duke u ndalur tek sektorët kyç, ai ka kërkuar edhe një mandat të tretë që sipas tij do të vlejë për të mbyllur projektet e nisura, që për momentin, janë dy sfidat më të rëndësishme: procesi i rindërtimit dhe sigurimi i vaksinës anticovid për gjithë popullatën. Kryeministri e krahasoi formalizimin e ekonomisë dhe ngritjen e sistemeve të financave me procesin e rindërtimit. Ai tha se është hedhur karabinaja por se ende nuk janë të banueshme, duke hedhur sytë tek mandati i tretë dhe justifikuar këtë kërkesë për vijimin e punës. Sa i përket llogarive të shtetit, situata ishte për kreun e qeverisë është si pas tërmetit. “Është një imazh që mund të ndihmojë lehtësisht për të kuptuar si e shohim ne të sotmen krahasuar me të djeshmen dhe në raport me të ardhmen. Duke sjellë krahasimin me rindërtimin mund të thuhet se nëse sot kantieret tona të rindërtimit dhe secili le të sjellë me imagjinatën e tij parasysh Laçin apo Fushë-Krujën apo Thumanën, apo cilindo tjetër kantier, janë faktikisht një pasqyrë e një situatë ku është vendosur e gjitha infrastruktura nëntokësore, janë vendosur themelet, janë ngritur karabinatë, por faktikisht nuk është ende një situatë e banueshme, në sensin e funksionalitetin e plotë të atyre godinave për të cilat vazhdon puna që të pajisen me të gjitha sistemet e brendshme dhe përfundimisht nga kantiere të kthehen në vendbanime”, tha kryeministri Edi Rama. Sipas tij, kjo është situata edhe në këtë sektor dhe çdo sektor, por ama krahasuar me të djeshmen, tha ai, është një situatë qartësisht e ndryshme. “Si situata pas tërmetit ishte dhe situata e llogarive të shtetit, ishte dhe situata e të gjitha të dhënave në aspektin ekonomik dhe fiskal”, tha Rama.

Vaksinat

Kryeministri është ndalur gjatë për çështjen e vaksinës së COVID-19, pas kalimit në parlament të tre akteve normative. Rama tha se sekreti që mbulon kontratën e Pfizer nuk lidhet me çmimin sepse ai është fiks, por me modalitetet e çdo kontrate për sasinë, kohën etj. Ai i cilësoi konspiracione idioteske deklaratat për fshehjen e të dhënave teksa theksoi më tej se shteti e ka kapacitetin të paguajë të gjitha vaksinat që janë të nevojshme për popullin shqiptar. “Ju mund të dyshoni për çfarë të keni dëshirë por dyshimet mund t’i lehtësoni duke parë praktikat e të gjithëve. Sekreti që mbulon kontratën e Pfizer nuk lidhet me çmimin, çmimi është fiks por me modalitetet e çdo kontrate, për sasinë, kohën. Ju mund të dyshoni çfarë keni dëshirë, por është lehtësisht e verifikueshme sepse paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti. Mund t’i shikoni dhe do kuptoni që është shumë e thjeshtë dhe nuk duhet ta mbushni popullin me konspiracione idioteske. Pfizer ka një kontratë me të gjithë vende dhe asnjë kontratë e Pfizer nuk është publike, në asnjë vend. Unë nuk e dija këtë gjë dhe thashë do shkoj në parlament dhe do ta bëj publike dhe më thanë nuk e bën dot publike sepse mbulohet nga sekreti tregtar”, tha Rama. Për të, qeveria e ka gjithë kapacitetin e nevojshëm për të blerë vaksinat. “Kjo është një situatë dinamike, vaksinat kanë çmime të ndryshme dhe me llogarinë që do të na duhej vaksina më e shtrenjtë, që sot është Pfizer, ne i kemi paratë për ta paguar vaksinën kur dozat të jenë gati nga Pfizer”, deklaroi Rama. Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj bëri një përmbledhje të rezultateve të luftës që qeveria i ka shpallur informalitetit dhe administrimit fiskal në 7 vite. Ajo shtoi se falë mirëadministrimit fiskal, shtimit të bizneseve të reja, punësimit e reduktimit të evazionit u rritën në 27.38% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto krahasuar me 2013.

 

Rama: Kemi punësuar 225 mijë nga 300 vende pune që kemi premtuar

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama mori në analizë dhe premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Duke iu referuar regjistrit të punës, ai tha se janë 225 mijë punonjës më shumë se në 2013. “Unë po e nis nga një e dhënë pasi është një këngë e përsëritur dhe natyrshëm, kuptueshëm e përsëritur për qëllime propagandistike. Ne kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë, hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhelisin e debatit publik dhe qytetarëve. Thojuni njerëzve nëse është apo nuk është e vërtetë që në regjistrin e punës të Republikës së Shqipërisë në vitin 2013 kishte 473 506 vetë të regjistruar dhe në fund të 2019 kishte 698 235 punonjës të regjistruar, janë apo nuk janë 225 mijë më shumë që paguhen dhe paguajnë sipas vendit të punës së tyre”, deklaroi Rama.

 

Premtimi i Ramës

 

“Taksa të pandryshuara për biznesin e vogël dhe të madh”

Kryeministri dhe ministrja e Financave Anila Denaj thanë se borxhi publik nuk rrezikon stabilitetin financiar në vend.

Lexo edhe :  Çfarë sjell thirrja e Ramës për miqësi me Greqinë dhe kërkesa për Ligjin e Luftës

Kryeministri Edi Rama ka filluar fushatën elektorale për zgjdhjet e 25 prillit. Ai ka premtuar se nëse qeveria e tij fiton një mandat të tretë nuk do të ketë as ulje dhe as rritje taksash për biznesin e vogël dhe të madh. Në një konferencë për mediat me temë ‘Ekonomia në fokus’, kreu i qeverisë theksoi se do të vijohet me ngritjen e hapësirave mes administratës dhe qytetarëve, që është marrëdhënia online, për të shmangur abuzimet. “Në mandatin e tretë nuk ka më as rritje, as ulje. S’kemi ça ulim më për biznesin e vogël, taksën mbi fitimin dhe për biznesin e madh do të vazhdojmë që të jemi në të njëjtin pozicion”, tha Rama. Ai vlerësoi po ashtu se në mandatin tjetër, një epokë e re do nisë për biznesin, pasi çdo gjë do të jetë online. “Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm, për të parë deri në fund premtimet e mëdha të individëve dhe shoqërisë nga sistemi. Sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza. Marrëdhënia biznes-shtet ka nisur të hyjë në sistem, marrëdhënia biznes-biznes do hyjë më tej e biznes-konsumator. Është një shtet i tërë në eter. Është një shtet i tërë në kompjuter. Transaksionet do jenë online. Marrëdhënia me sistemin do jetë tërësisht online”, deklaroi kreu i qeverisë.

 

Fiskalizimi

 

Nga procesi i fiskalizimit qeveria synon të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit me 10 për qind. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj deklaroi se me përmirësimin e politikës së përgjithshme fiskale synohet që të ardhurat e PBB në vitet e ardhshme të shkojnë 31%, për të arritur mesataren që ka rajoni. “Lehtësimi dhe thjeshtësimi i procedurave ka qenë në fokusin e qeverisë sonë. Do të ndalesha në dy elementë të rëndësishëm, së pari në thjeshtimin e deklaratave dhe së dyti në elementin kyç që është raporti i shërbimeve online për bizneset, për qytetarët për dy arsye. E para për të lehtësuar këto procedura, e dyta për të eliminuar kontaktin fizik. Për të vijuar më tej në procese që ne kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Flasim për shtatë sisteme të cilat në formatin më klasik të tyre do të fillonin me fiskalizimin, produkt që sot është funksional për një nga elementët kyç atë të marrëdhënies biznes me qeveri. Por ju e dini që ligji ka kaluar për të gjithë produktin e tre marrëdhënieve”, tha Denaj. Në lidhje me politikën e përgjithshme fiskale, Denaj tha se synohet rritja e të ardhura në prodhimin e brendshëm bruto në vitet në vijim, ku qeveria synon të shkojnë në 31%, për të arritur atë mesatare që ka rajoni.

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse e rrezikon stabilitetin financiar borxhi publik, u mjaftua vetëm me një përgjigje të shkurtër: “Nuk ka asnjë rrezik për stabilitetin”. Më pas ministrja tha se borxhi nuk është i rrezikshëm e se mbetet si objektiv është konsolidimi fiskal. “Rritja e borxhit i ka ndodhur jo vetëm Shqipërisë. E kemi artikuluar disa herë nga tërmeti dhe forca të tjera. Ajo që mbetet si objektiv është konsolidimi fiskal. Do e bëjmë fakt. Nënkuptohet ulja dhe reduktimi i borxhit. Edhe në një prezantim të mëparshëm kam sjellë në vëmendje dy shifra. Borxhi nuk është i rrezikshëm dhe madje është dyfishuar sasia që nga ky borxh investohet për njerëzit do të ndikojnë në rritjen ekonomike. Jam shumë optimiste për këtë”, tha Denaj.

 

Kritikat

 

“Nuk kam bërë asnjë sherr me përfaqësues të BE-së për vaksinën

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, foli në lidhje me kritikat që ka bërë në drejtim të BE-së, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të kishte shpërndarë vaksina për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. “Ne kemi pasur shtet prej letre dhe ne po bëjmë transformim. Unë s’kam bërë asnjë sherr me BE-në. Mua nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Por, mos u merrni me opinionin tim, por me opinionin e OBSH-së. Opozita dhe ambasada franceze nuk kanë të drejtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë jep rekomandime për vaksinën. Ka thënë se jemi pranë një katastrofe morale për njerëzimin. Unë s’jam kaq i madh sa të flas ne emër të njerëzimit, por kam mendimin tim dhe si kryeministër dhe opinioni shqiptar mendon si unë. Ne nuk do rrimë me gojën mbyllur për fakte të qarta. S’jam kryeministër i një vendi të BE-së, por jam europian”, tha Rama. Edi Rama shtoi se opozita, për kritikat që bën, po tregon karakterin e saj të dobët. “Opozita tregon karakterin e dobët. Kur opozita ka qenë në pushtet, ka folur me zë të ulët përpara çdokujt që flet me gjuhë të huaj. Jam më francez se vetë francezët. Këtu jemi për situatë që është e qartë. Jemi vend i vogël, por kjo nuk do të thotë mos të flasim. Për Francën, ka pasur humbje edhe në përkthim. Kauzën e BE-së e kam mbrojtur përherë. S’ka alternativë tjetër përveç BE-së. E kam mbrojtur me admirim dhe respekt. E di shumë mirë çfarë ka bërë BE-ja për Shqipërinë. Nuk harroj ndihmën e BE-së për rindërtimin. Ambasada s’ka pse mërzitet. BE të vendoste vaksina për Shqipërinë, asgjë nuk i kushtonte. U lamë thjesht loje”, deklaroi Rama. Më tej, Rama nënvizoi se është një turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga ai.

Të fundit

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Ministri i Financave jep lajmin: Plan për rritjen e kreditimit, mbështetje për…

Ministri i Financave, Ervin Mete, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një pozicion të favorshëm për të rritur ambicjen e zgjerimit të aksesit në...

Athina ose dalja nga burgu i inferioritetit kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, është një tekst që shenjon për...

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë. Monarku britanik, i cili u...

Lajme të tjera

Web TV