Veliaj: Demokratët që nuk identifikohen me Saliun që vret njerëz, të vijnë në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Lekaj i Rrogozhinës, i bën thirrje qytetarëve të bashkohen socialistëve. Sipas tij, asnjë demokrat i ndershëm nuk identifikohet më me Partinë Demokratike, ndaj e kanë të hapur derën në familjen socialiste.

“Nëse ka demokratë të ndershëm që thonë: ‘Unë nuk identifikohem dot më me Saliun, që vret njerëz, dhe thotë si nuk vrava më shumë, si nuk i futa një snajper Edi Ramës!’ Mua nuk më lidh gjë me kriminelët, nuk më lidh gjë me ata që i kanë bërë të zeza vendit’, – atëherë bujrum, të gjithë demokratët e ndershëm janë të mirëpritur në PS”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, Partia Socialiste ka rekordin më të mirë të punëve në krye të vendit. Ai shtoi se PS është absolutisht forcë e parë dhe këtë e tregojnë të gjitha sondazhet, por në 25 Prill lipset një rezultat më i mirë se ai i 2017-ës.

“Vërtet jemi forcë e parë, por duhet të dalim mbi 50%, që edhe sikur të gjithë çakejtë dhe hienat e politikës të bëhen bashkë kundër nesh, prapë të jemi të parët. Kjo kërkon bashkimin e të gjithë socialistëve! Por, për këtë na duhen edhe të tjerët, disa shokë tanë që shkuan në drejtime të tjera, të cilët tani duhet t’i rikthejmë në shtëpi”, tha më tej Veliaj.

Ai nënvizoi se PD-ja nuk di ku ndodhet sepse sot është e ndarë në 5 copa, ngaqë e kanë kuptuar se nuk ka të ardhme me Sali Berishën.

“Qaheshin nga Enver Hoxha! Saliu, 77 vjeç, kërkon të rikthehet për herë të tretë. Fakti që demokratët janë ndarë në 5 copa, madje ka edhe nga ata që duan të votojnë Partinë Socialiste, është një lajm i mirë, sepse ne nuk kemi betejë më tanët. Çfarë janë demokratët e tjerë? Nuk janë Saliu dhe Luli. Demokratët e thjeshtë nuk u bënë me 5 vila në kohën e pandemisë, nuk shtuan pasuri në kohën e tërmetit.

Lexo edhe :  Gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi

Demokratët e thjeshtë i ka kapur tërmeti si ne, i ka kapur halli si ne, i ka zënë covid-i si ne, por ama vetëm një parti e zgjidh këtë punë: Edhe rindërtimin e bën PS-ja, edhe vaksinën e sjell PS-ja, edhe ekonominë e ngre në këmbë PS-ja, sa herë që e gjen të rrënuar,” tha Veliaj.

Të fundit

Ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në Itali, 18-vjeçari shqiptar plagoset rëndë

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth...

Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, një person sheh afërsisht dy orë e 17 minuta televizor në ditë. Por, pak e...

Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Nga Dritan Hila Po bëhet gati një vit që Greqia nuk e pranon dorën e shtrirë të Ramës, me gjithë insistimin e tij. Mbase fodullëku...

Emma Stone zbulon emrin e saj të vërtetë

Emma Stone ka bërë një zbulim për emrin e saj të vërtetë dhe historinë e ndryshimit të tij. Në një intervistë që ndau me kolegun...

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

Lajme të tjera

Web TV