Dëshmia e fortë e Bamir Topit: Berisha më kërkoi zhdukjen e Kreshnik Spahiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bamir Topi, dikur një figurë e rëndësishme brenda selisë së Partisë Demokartike, është një nga njohësit dhe ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës.

Edhe pse një nga më të besuarit e Berishës, e madje dorë e djathtë e tij, sapo i doli kundër, ish-lideri i PD e quajti “puçist e armik” më 21 janar 2011.

Në librin që botoi 2 vite më parë Bamir Topi na bëri të njohur me dëshmi tronditëse mbi veprimtarinë kriminale të politikës shqiptare, por sidomos të Sali Berishës.

Një prej këtyre momenteve është ai i përplasjes së Berishës me Kreshnik Spahiun, kur ky i fundit ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Topi thotë se Berisha i kërkonte t’i hiqte qafe Kreshnik Spahiun, i cili kishte nisur të bënte ca lëvizje që e shqetësonin Berishën. Kreshniku doli shumë shpejt kundër dhe krijoi Aleancën Kuq e Zi.

Pjesë nga libri

“Alo, Saliu jam! – u dëgjua zëri i tij. –Mirëmëngjesi, urdhëro! – ja preva shkurt. –Shiko, Kreshnik Spahiu po e kthen KLD-në në parti politike! – vazhdoi duke përdorur sharje të rënda dhe vulgare në adresë të tij.

–Dëgjo, – i thashë, -jam në makinë dhe do t’ju telefonoj pas pak nga zyra. Me të hyrë në zyrë i telefonova duke i thënë:

-‘Së pari, po ju kujtoj nevojën e një komunikimi korrekt, për më tepër që sot jam këtu ku jam.

Së dyti, Kreshnikun e keni zgjedhur ju dhe mos e paragjyko për asgjë, duke e sulmuar brutalisht. Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja drejtpërdrejt pa qenë nevoja të kalosh nëpërmjet meje.

Së treti, sa të jem unë, do të punoj për pavarësinë e institucioneve!’.

Lexo edhe :  A e dini pse britanikët e shoqërojnë çajin me qumësht?

Më dëgjoi pa kundërshtuar”, shkruan Topi.

Topi ka treguar një tjetër moment tensioni me Berishën.

“Pas një jave, pa asnjë komunikim, kur pothuajse gjithçka ishte vendosur, me vjen një telefonatë nga Saliu.

‘Urdhëro!-i them. Pa komunikim normal pyeti: Ku je? –‘Po futem në shtëpi’. Sigurisht që ajo orë, rreth 15:30, kur nuk kisha impenjim tjetër do më gjendte në shtëpi. Në fakt sapo ndahesha me një shokun tim Edmondin, i cili ishte në dijeni të ftohjes së fundit. Me një gjest për të ruajtur qetësinë, ai u afrua dhe po ndiqte bisedën. Ndërkohë Saliu vazhdoi në mënyrë taktike për të më vendosur në një raport me kërkesë llogarie: ‘Po mirë o z. kryetar, militantët e partisë kush do t’i presë Sali Berisha?’.

Toni i tij ishte i plotë, si i njeriut që tani do të kishte në dorë gjithçka, sipas tij edhe komunikimin me kolegët e afërt. Menjëherë iu përgjigja me sarkazëm: ‘Në mënyrë absolute jo! Sali Berisha e mbaroi punën me militantët, tani po merret me ndarjen e llokmave të pushtetit, madje edhe me Xhuvelin!”.

Duke kuptuar menjëherë peshën e rëndë të kësaj bisede duket sikur vrulli i fillimit iu këput në mes. Më tej vazhdova: “Ta kam bërë të qartë se me mua nuk mund të sillesh siç ke zakon me shumë të tjerë”. Ndërkohë Edmondi bënte gjeste për të më frenuar, pasi më njihte mirë në të tilla situata. Vazhdova duke përfunduar: ‘Të lutem këtij telefoni mos i bjer më! – dhe e mbylla si bisedë duke i kthyer reston e bisedës së fundit dhe në mendjen time dhe bashkëpunimit politik. Pavarësisht gjendjes psikologjike të mikut tim të pranishëm në këtë përplasje në telefon, u ndjeva i lehtësuar nga një peshëm që më shoqëronte gjatë gjithë periudhës së fundit”.

Të fundit

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat)

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin edhe për 7 deputetë të tjerë të opozitës. Deputetët ndaj të cilëve është kërkuar...

Marrëveshja për emigrantët/ Balla: 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme përsa i përket marrëveshjes Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve. Gjatë fjalës së...

Me Kadare në fyt

Nga Edison Ypi Kockë në fyt, halë në fyt, qelqe në fyt, gozhdë në fyt, brisk në fyt. Këto dhe të tjera si këto janë...

Siguroi armën për vrasjen/ Lihet në burg i dyshuari i katërt per vrasjen e Liridonës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar...

Çfarë do të ndodhë në pranverë? Gazetari: Rama po përgatit ‘fshesën’ në parti

Gazetari Lavdrim Lita tha se kryeministri Edi Rama po përgatit një skemë të cilën ai do ta përdorë në pranverë për të shkëputur partinë...

Lajme të tjera

Web TV