“Është situatë delikate”, reagon Fico ndaj rritjeve të rasteve me Covid: E kishim paralajmëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e numrit të rasteve të reja nga virusi COVID-19 ka qenë e paralajmëruar.

jë fakt të tillë e ka shprehur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico, në një intervistë në A2 CNN, teksa deklaroi se autoritetet shëndetësore e kishin paralajmëruar rritjen e rasteve me Covid-19 pas festave të fundvitit.

“E kishim paralajmëruar këtë. Në prag të fundvitit, kur folëm për respektimin e masave në atë periudhë, thamë që do të rriten numrat nëse nuk respektohen masat gjatë festave. Sa më shumë raste pozitive të kemi, aq më shumë të shtruar në spital dhe aq më shumë viktima do të kemi”, u shpreh Fico.

Por, sipas saj, “fajin nuk e kanë qytetarët”.

“Nuk mund të ketë grumbullime nëpër resorte dhe ne të kthejmë kokën nga ana tjetër. Është kollaj të marrësh masa drastike për të mbyllur çdo gjë. Gjendja psiko-emocionale është marrë në konsideratë për të mos bërë mbyllje drastike. Edhe lejimi i aktiviteteve ekonomike ishte dhe mbetet diçka që duhet të vijojë. Por, leja e dhënë u thye. Unë besoj se është situatë delikate, sidomos kur shikohen numrat e rritur nëpër spitale. Por, kemi lënë në fuqi disa masa dhe po ndjekim me vëmendje situatën dhe rastet që duken të panatyrshme, që mund të jenë viruse mutante. Duhet të bëjmë një sforco, duke nisur nga vetja, më pas autoritetet shëndetësore dhe bizneset që të mos mbyllemi”, shtoi Fico.

Kur u pyet nëse do të respektohet plani,

Ndërkaq Fico ka komentuar edhe se nëse do të respektohet apo jo plani 14-mujor i vaksinimit, teksa ka komentuar edhe vaksinimin me vaksinën e AstraZeneca për moshat mbi 55-vjeç.

Lexo edhe :  Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ja çfarë shënon '3 Maj' për profesionistët e medias

“Skenari për të cilin jemi përgatitur dhe dëshirojmë, është që për 14 muaj të realizojmë vaksinimin. COVAX ka një kalendar specifik që thotë saktësisht se sa vaksina do të marrë çdo vend. Por, duke u nisur edhe nga situata e vonesave të Pfizer, është e parakohshme për të thënë që për 14 muaj do ta kryejmë. Ne do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit, por duke pasur parasysh edhe llojin e vaksinës dhe efikasitetin e saj për grupmosha të caktuara”, tha Fico.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV