A do të rimbyllet Shqipëria? Flet zv.ministrja Tomini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në News24 ka folur për masat e reja kufizuese që mund të hyjnë në fuqi për Shqipërinë.

Tomini ka deklaruar se nëse nuk zbatohet protokolli do të ndërveprohet me gjoba  ndaj kujtdo, por kjo është pika e fundit drejt kufizimeve.

Sipas saj po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

“COVID-19 është më shumë se kurrë, me këtë pozitivitet. Edhe Komiteti bëri thirrje për sensibilizim, për zbatim rigoroz të masave. Janë masa të vogla që duhen respektuar.

Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveëshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoriuese. Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve.

Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigjia shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët,” tha Tomini.

Të fundit

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi!

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada informon sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të...

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e datës specifike besoj qartë se...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Lajme të tjera

Web TV