Ashpërsimi i masave anti-Covid/ Paralajmëron zv.ministrja Tomini: Nuk është shtrëngimi i fundit që bëhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve të reja të COVID-19 ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve që të ashpërsojë masat parandaluese.

Ashpërsimi i masave dhe shkelja e tyre nga politika është tema e diskutimit në “Open”, ku Zv-ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se Komiteti e ka ndjekur prej kohësh këtë situatë dhe rritja e kurbës ka bërë që të ashpërsohen masat.

“Kjo situatë po ndiqet në mënyrë shumë dinamike. Po e monitorojmë të gjithë situatën. Ashpërsimi ishte i domosdoshëm nga shtimi i rasteve. Dua të theksoj në periudhën e fund janarit dhe fillimit të shkurtit ka një rritje të rasteve të gripit. Situata po monitorohet nga komiteti. Do shikojmë se si do të vazhdojë situata dhe do të vendosim nëse do të ashpërsohen masat apo jo. Apel edhe për qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë maskën. Duhet edhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Situata nga ekspertët është vlerësuar në mënyrë dinamike. Ndërkohë që situata e vlerësuar dhe me faktin që në fund janarit dhe fillim shkurtit, kemi pasur një numër të lartë të infeksioneve respiratore, sigurisht që forcoj vendimin e Komitetit të Ekspertit për masat. Ky monitorim ka qenë vazhdimisht, por incidence është rritur gjatë 3 javëve të fundit.

Ka pasur ulje të përgjegjshmërisë së popullatës për marrjen e masave duke nisur nga maska që mbahet në mënyrë joefektive deri tek grumbullimet masive qoftë për festa apo për turizëm malor.

Duhet ta theksoj që në kuadrin e të gjithë masave, duke vlerësuar dhe përgjigjen e sistemit shëndetësor ka qenë situatë e monitoruar hap pas hapi dhe për faktin tjetër që nuk është arritur në kolaps sa i përket shërbimit shëndetësor. Situata nuk është neglizhuar asnjë moment. Po të shikojmë, virusi ka pasur një tendencë përhapje. Tani, në disa vende të rajonit ka ulje të incidencës, ndërsa kemi rritje ne, Serbia, Greqia”, tha Tomini.

Lexo edhe :  'Duan vetëm të dalin në ekran'/ Ilda Bejleri thumbon moderatoret e sportit

Sa i përket autobusëve urbanë, të cilët janë të mbushur plot në pjesën më të madhe të kohës, Tomini tha se të gjithë duhet të ndjekin protokollin dhe njerëzit duhet ta shmangin transportin publik në pikun e lëvizjes.

“Është i zgjedhur nga popullata, i detyrueshëm për atë grup që e kanë nevojë të përditshëm. Ne kemi theksuar që të shmanget piku kur shkojnë ose kthehen njerëzit nga puna. Administratorët e biznesit duhet të ndjekin protokollin dhe për të mbajtur maskën dhe kapacitetin. Duhet ta theksoj faktin që nuk janë shtrëngimet e fundit. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike”, tha Tomini.

Të fundit

Pasagjerët të alarmuar/ Ndalon për disa orë treni në Japoni, shkak një gjarpër

Një tren në Japoni u ndal për një orë pasi pasagjerët raportuan se kishin parë një gjarpër Një tren në...

Çfarë ndodhi me vaksinat Astrazeneca? Mjeku Alimehmeti tregon faktet shqetësuese

Për mjekun Ilir Alimehmeti shumë shpejt gjatë përdorimit të Astrozenecës u diskutua tromboza dhe në fillim u mundua që të fshihej si gjë. Në një...

Elton Deda kritikë të ashpër Eurovision: Nuk gjeneron asgjë profesionale

Elton Deda njihet si një njeri që nuk ngurron t’i shprehë kritikat artistike. I ashpër ka qenë në kritikën e tij edhe ndaj Eurovision, duke...

Pse turizmi nuk po rrit konsumin në Shqipëri?

Nga buka te makaronat, orizi, vaji i lulediellit, birrat, preparatet larëse deri te baret dhe restorantet, si shfaqet ecuria e konsumit? Sa arriti ta...

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre ushqyese, aromën dhe shijen intensive. Kërpudhat...

Lajme të tjera

Web TV