Policia ka arrestuar pronarin e banesës, ku po punonin dy punonjësit që ranë ditën e djeshme nga skelat në Ishull Lezhë.
Bëhet me dine se shtetasi Gj. D., 62 vjeç ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore.
“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë.
Ky shtetas ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore. Paraditen e djeshme, shtetasit I. Rr. dhe R.Sh., duke punuar kanë rënë nga skela dhe kanë marrë dëmtime. Këta shtetas janë dërguar për të marrë mjekim në spitalin rajonal Lezhë”, njofton policia.