Rama ironizon opozitën: PD-LSI koalicion KÇK, ne jemi qeveria dhe kemi detyrë të bëjmë atë që themi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa flet për emigrantët dhe rikthimin e tyre në atdhe nuk ka lënë pa ironizuar programin e Partisë Demokratike.
Rama shprehet se programi i PD është si një ‘menu dëshirash’ që kërkon të kapë vota. Koalicionin e PD me LSI, Rama e quan si një koalicion KÇK.

“Ne nuk kemi një program elektoral të ngjashëm, me një menu dëshirash, për të kapur vota siç kap PD me lokacionin KCK.

Ne kemi një program pune, plan veprimi sepse ne jemi qeveria dhe ajo çka ne kemi detyrë duke respektuar me përulësi dhe me përkushtim këtë përballje  elektorale është të bëjmë atë që themi“, tha Rama.

Kryeminstri tha se ka një plan për kthimin e emigrantëve në Shqipëri, në mënyrë që ata të investojnë të ardhurat këtu.

“Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të një pas njëshme shpalosje të këtij plani për emigrantët. Unë jam besimplotë se Shqipëria do të bëhet në këtë dekadë shumë më e favorshme seç është.

Shqipëria e kësaj dekade do të bëhet destinacioni më i kërkuar turistik i këtij rajoni.

Ne do to ofrojmë për emigrantët një perspektivë të re, duke stimuluar në mos kthimin e tyre në disa vite, rrugë të reja për të investuar kursimet e tyre këtu”.

 

Të fundit

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Lajme të tjera

Web TV