Bënë paqe pas shumë vitesh, Stresi shpjegon pse u pajtua me Noizy-n!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.

Gjatë videove live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin. Në lidhje me këtë ngjarje të fortë, Stresi ka folur për herë të parë në “Prive”.

Ai ka treguar se cila ishte arsyeja që e fali Noizy-n dhe ka bërë një deklaratë të papritur për reperët e tjerë. Stresi i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Noizy-n nuk e ka pasur kurrë armik të tij, ndërkohë që ne mendonim ndryshe.

“Ne kemi qenë adoleshentë, kanë ndodhur shumë gjëra prej beef-t tonë. Ka njerëz që janë akoma keq, njerëz që janë therur, ka pasur gjakderdhje prej beef-ve tona. Njerëzit kanë dashur medoemos të më shohin keq mua dhe atë. Unë i kam rënë lapsit që pse gjithmonë kështu dhe unë realisht nuk e kam armik. I kemi mbyll gjërat, secili në punë të tij, secili ka suksesin e tij. Ky është një lajm i keq për gjithë reperët, sepse të gjithë kanë pasur qejf të na shohin ndryshe, por nuk jemi ashtu siç doni ju”, është shprehur Stresi.

Ai ka treguar se me Noizy-n nuk ka komunikim drejtpërdrejtë, por kuptohet me të përmes postimeve në rrjete sociale pa pasur nevojë që të flasin.

Të fundit

Rama ndan pamjet nga Mali i Nëmërçkës: Do jetë pjesë e hartës të turizmit malor

Mëngjesin e sotëm, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka publikuar...

“Apple” ofron zbritjet më të mëdha në Kinë, zbuloni sa kushton “iPhone 15”

“Apple” po ofron ulje të pazakontë çmimesh në Kinë pasi markat e mëdha dhe dyqanet e pakicës kanë nisur promovimet për “festivalin” vjetor të...

Doni të jeni prindër të mirë? Ekspertët mendojnë se duhet të plotësoni 4 elementë

Shumë prindër çdo ditë edhe më shumë po hasen me probleme madhore për sa i përket rritjes dhe kujdesit të fëmijëve të tyre. Të...

Mitet që theu dhe dueli që fitoi Altin Dumani

Nga Ylli Pata Raportimi i kreut të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, përveç një lajm i rëndësishëm, ishte edhe një rast fatlum për...

“SIGAL”, pjesë e Piramidës së Tiranës/Ponari: Lokacioni më i ri i inovacionit në sigurime

“SIGAL UNIQA Group Austria” prej 25 vjetësh tashmë është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon. Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompania ka fituar besimin...

Lajme të tjera

Web TV