Rama nga Shkodra: Gati të bashkëpunoj me këdo, përveç Berishës dhe Metës, Voltana si Ertugruli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Shkodra kryetaren e kësaj bashkie. Ai tha se historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet se si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëve modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitekturën, fotografinë, mbeti në dorën e Voltanës.
ademio edi rama

Rama deklaroi se Shiroka është një pasqyrë e vogël e vizionit të tij, e aftësisë transformuese.

“Saliu na del demokrat dhe unë jam komunist. Saliu na qenka njeriu që e dashka Shkodrën dhe unë nipi i Veronika dhe Zef Kolombit qenkam njeri që nuk e dashkam Shkodrën. Unë që dhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane. Unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do shkodra. Ky është turp i dheut. Këtë turp ky dhe nuk ka për ta harruar. Kush merr pjesë në këtë turp. Historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet dhe do thotë ej si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëve modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitekturën, fotografinë, i nxori shqiptarët nga shtëpitë për t’iu bërë fotografi, mbeti në dorën e Voltanës dhe të ca tipave që të kapësh njërin ta përplasësh pas tjetrit dhe të mos nxjerrësh një gram tru. Çfarë doni të bëjmë ne më shumë.

Doni t’i hyjmë një transformimi të madh këtu? Ta bëjmë Shkodrën si Vlora, si Korça, si Shkodra. Mjafton ta bësh Shkodrën si Shkodra dhe e ke kryer. Shumë mirë që nuk ka këtu projekte, ne do nxirrnim ata do thoshin 3D, se ata projektet i kanë fletore hallvaxhinjsh. Prandaj është Shkodra kështu. Ndërsa ne i bëjmë realitete. 3D ishte dhe aeroporti në Kukës. 3D ishin dhe shkollat që po ndërtohen një pas një pas tërmetit. Janë shkolla të denja për t’i vënë në mes të çdo qyteti europian. 3D ishte dhe Shiroka. Kur e kam nxjerrë në fillim 3D ma nxinë jetën, sot është realitet. Është një pasqyrë e vogël e vizionit tim, e aftësisë sonë transformuese, por sot Shiroka është finalistë në konkursin më prestigjioz të arkitekturës europiane që jep çdo ditë një çmim për të cilin çdo arkitekt krenohet. Është pasqyrë se si mund ta shpërndajmë atë rreze mbi gjithë Shkodrën. Malësia e Madhe është këtu. Kur e nisëm punën me Paulinin ishte më keq se Shkodra, ishte lënë në harresë. Shkoni në Vermosh se çfarë perspektive është hapur atje, është hapur puna, është hapur mendja, zemra e shumë emigrantëve që po investojnë për të bërë më krenari bujtinat e tyre.

Shikoni sa turistë shkojnë atje. janë shumë pak me planin tonë 2021-2025 do jenë shumëfish turistët që do vijnë. Çfarë ishte Puka? Sot është destinacion turistik. Këto janë vetëm embrione të një shpërthimi, të turizmit dhe ekonomisë që ne e kemi përpara nesh. Mjafton të vazhdojmë, të investojmë, t’i kthejmë projektet që kemi në realitet dhe Shqipëria nuk ka pse të mos bëhet ajo që ka pasur Zoti në mend kur u ul dhe e qëndisi. Çfarë e ka penguar Shqipërinë të bëhet, robi i mbrapsht dhe mungesa e karakterit në momente të caktuara të njerëzve të kthyer në turma që pakënaqësinë, zhgënjimi ne kthejnë në një marrëzi duke shkuar pas Haxhi Qamilit”, tha Rama.

Lexo edhe :  Të gjithë e bëjmë, por ja cilat ushqime nuk duhen futur në frigorifer

Rama deklaroi se është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo shqiptar, përveç Metës dhe Berishës.

“Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Saliut dhe Metës, sepse janë pengmarrësit e PD dhe janë pengmarrësit e vet Bashës. Dhe sigurisht që jam gati të bashkëpunoj me ta, se ne fund, nëse politika i lë përçarjet e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan, kjo është forcë e shtuar, forcë e bashkimit.

Çohet Luli thotë jo, se unë kisha një kusht që të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Pse qenka me ata dhe jo më Shqipërinë? Kukull me bateri, që e karikojnë ata, se vetëm një kukull që kurdiset që është dhe barbi dhe spiderman, e kurdisin ata dhe u qepet mureve të kryeministrisë dhe kur e kurdisnin ndryshe del barbi. Pse lider është ky, forcë karakteri është ky. Për këtë kohë kanë gjetur Lulin, nesër marrin Voltanën. Do habiteni kur nga kurdisja Voltana të bëhet si Ertugruli. A si e ka ai. Këta përputhen sipas kërkesave të partisë,”, tha Rama.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV