Kina lejon çiftet që të sjellin në jetë tre fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje rritjes së vogël të numrit të lindjeve në vend, Partia Komuniste kineze ka deklaruar se do të lejojë të gjithë çiftet e martuara të kenë tre fëmijë, duke i dhënë fund një politike me dy fëmijë që nuk ka arritur të rrisë lindjet në rënie të vendit ose të adresojë një krizë demografike jo shumë të largët.

Masa erdhi pas shqetësimit në rritje se numri i të moshuarve në Kinë mund të ndikojë në rritjen e mungesës së punëtorëve, duke prekur drejtpërdrejt ekonominë.

Partia e bëri njoftimin pas një takimi të Byrosë Politike dhe ata deklaruan se vendimi do të përmirësonte strukturën e popullsisë së vendit dhe do të ndihmonte në zbatimin e një strategjie kombëtare për t’iu përgjigjur në mënyrë aktive plakjes së popullsisë.

Kufizimet në numrin e lindjeve në Kinë, datojnë që vitin 1980, kur partia vendosi për herë të politikën “me një fëmijë” për të ngadalësuar rritjen e popullsisë dhe për të forcuar lulëzimin ekonomik që atëherë sapo kishte filluar.

Në vitin 2013, zyrtarët kinezë filluan të kuptojnë implikimet e plakjes së popullsisë së vendit dhe qeveria lejoi prindërit që ishin nga familje me një fëmijë të kishin dy fëmijë . Dy vjet më vonë, kufiri u rrit në dy fëmijë për të gjithë.

Demografët në Kinë kanë lobuar prej kohësh që qeveria të braktisë të gjitha kufizimet e lindjes, por Pekini ka lëvizur ngadalë pavarësisht shenjave se politika me dy fëmijë nuk po funksiononte.

Lindjet në Kinë kanë rënë për katër vjet rresht, ku në vitin 2020, numri i foshnjave të lindura ra në nivelin më të ulët që nga epoka e Mao. Shkalla totale e lindshmërisë në vend, një vlerësim i numrit të fëmijëve të lindur gjatë gjithë jetës së një gruaje, tani qëndron në 1.3, shumë më poshtë normës së zëvendësimit prej 2.1.

Lexo edhe :  Erdha në Britani nga India dhe përmbusha një ëndërr

Në vitin 2020, numri i persona 60 vjeç e lart në Kinë ishte 264 milion, rreth 18.7 përqind të popullsisë. Kjo shifër mund të rritet në më shumë se 300 milion njerëz, ose rreth një e pesta e popullsisë, deri në vitin 2025.

Për shumë vite, kufizimet e planifikimit familjar të Kinës i lejonin autoritetet të vendosnin gjoba ndëshkuese për shumicën e çifteve që kishin më shumë se një fëmijë dhe të detyronin qindra miliona gra kineze të abortonin ose t’i nënshtroheshin operacioneve të sterilizimit. Nëpunësit civilë u pushuan nga puna për shkeljen e kufizimeve të lindjes

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV