Zbulohet si u plagos ”i forti” i Vlorës Edison Begaj/ Zbriti nga makina në derën e shtëpisë, autori i doli… (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Video nga momenti i ekzekutimit të Edison Begajt i cili shihet ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Ai ndodhet së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Begaj ka ndalur makinën e tij fillimisht në derën e banesës së tij, ku kishte dhe kamera sigurie, dhe më pas del prej aty dhe diçka bisedon në celular, ndërsa dy fëmijët e tij janë ende në mjet.

Në momentin që ai i drejtohet sërish makinës autori i plagosjes i del përballë dhe e qëllon disa herë, ndërkohë që fëmijët të tronditur bëjnë disa lëvizje brenda mjetit.

Menjëherë pas plagosjes autori shihet duke vrapuar në anën tjetër të banesës, ndërkohë që fëmijët e Begajt, të trembur shihen duke hapur derëën e makinës.

Kur kanë kaluar 5 ditë nga ngjarja, Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentain, ndërkohë që Begaj ka dalë jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.

Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë./Faxweb

Të fundit

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Robert Berisha rrëfen planet për një dasmë të dytë

Së fundmi, Robert Berisha nuk është kursyer me detajet nga lidhja e tij më e re. Në një intervistë ai tregoi se si është njohur...

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Lajme të tjera

Web TV