“S’ke qenë në spital, ke qenë me dashnorin”/ Ja si nisën akuzat për tradhti që çuan në ekzekutimin e sotëm në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e ndodhur këtë mesditë në Tiranë, duket kronika e një ngjarje të paralajmëruar që në muajin Nëntor të këtij viti, ku Dhurata Saliaj, 32-vjeç u denoncua nga bashëkshorti i saj Kudret Saliaj për tradhti.

Ky i fundit u vra sot nga babai i të resë, Mexhit Picari, ndërkohë që kërkimet për kapjen e tij nga Policia vijojnë. E gjithë ngjarja e ka zanafillën te akuza që viktima i mesditës së sotme i bënte bashkëshortes së tij se e kishte tradhëtuar, pasi kishte shkuar në spital pa lejen e tij.

Vetë Dhurata Saliaj ka qenë e arrestuar për dhunë, ndërkohë që pretendonte se bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci nuk e linte që të takonte 3 fëmijët e saj, më i vogli 7 vjeç.

Pjesë nga rrëfimi i Dhurata Saliajt në një emision televiziv:

Dhurata Saliaj: 2 Tetor, ka qenë ditë e premte. Babai im kishte datëlindjen atë ditë. Ngrihem në mëngjes në orën 06:30 bëhem gati për të dalë për në punë. I them burrit nuk jam për punë sot se jam shumë e sëmurë i them, duhet të shkoj në spital. Ai më thotë shko se s’të gjen gjë ty, shko në punë. Kam pasur marrje mendsh, kisha të djersitura, nuk e kisha trupin në rregull fare.

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari (autori i vrasjes sot): E kam marrë unë në telefon në mëngjes. I kam thënë, dhëndër unë kam datëlindjen, edhe i thashë ke 6 muaj pa më prurë gocë. Ka qenë virusi tha, ka qenë pandemia. E mirë i thashë unë, po kam ditëlindjen më 2 Tetor. U bëfsh 100 vjeç tha, se unë kam një darkë e nuk mund të vij. Po të vij ta marr unë vajzan time i thashë se ka 6 muaj goca pa ardhur tek shtëpia, me gjithë fëmijët.

Lexo edhe :  Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Më ka marrë malli për nipërit, për mbesën. Më tha nuk ke për të ardhur se kam një punë në darkë dhe kthehem vonë. Unë i thashë po e festoj me familjen time, me çunin, me nusen, me gruan edhe po vij të pi një kafe në darkë kur të kesh mbaruar punë me vizitën. Unë po të them kaq tha, nuk do vish se kam punë tha. Nuk ke për të ardhur tha.

Dhurata Saliaj: Në datën 2 unë iki në punë, jam paraqitur në orën 07:30 dhe në orën 08:45 kam marrë leje te shefja ime e punës. I kam thënë nuk ndihem mirë, duhet të largohem. Më dha leje. Më tha çfarë arsye ke. I thashë nuk ndihem mirë, jam shumë e sëmurë.

Në rregull tha, më dha leje, ika. Kam vajtur në spital, i kam hipur autobusit te shkolla e baletit aty kam vajtur drejt për në spital. Aty kam bërë ekzaminime. Kam bërë një EKG zemre, që e vërtetoj që atë ditë kam qenë në spital. Bashkëshorti im më thoshte s’ke vajtur në spital, por ke vajtur me dashnorin. Unë nuk e di që në spital gjendet i dashur, nuk e di që në spital mund të gjesh një dashnor. E di që vete për të vizituar. Dashnorin nuk e di, duhet të ma gjejnë ata.

Të fundit

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Ndryshimi i skemës së tarifimit për furrat e bukës/ OSHEE kontrolle në çdo subjekt

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka përcaktuar procedurat që duhet të ndjekin furrat e bukës, që prodhojnë edhe produkte pastiçerie apo kanë ekspres dhe bar...

Ë N D R R A . E . M A M Ë S

Artan Shkreli vjet mbasi ndërroi jetë Gjergj Kastrioti, aty nga 1533-shi, doli në Augsburg të Gjermanisë libri i Marin Barletit me titull: "Des Allerstreytparsten und...

Lajme të tjera

Web TV