‘Përmbys dhe e mbuluar me jorgan’/ Si denoncimi i shoqes zbuloi vrasjen e Diana Vukës në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen detaje të reja nga vrasja që tronditi Shkodrën, ku vëllai vrau motrën. Ekzekutimi i Diana Vukës në Shkodër, nga i vëllai Fabiani, mund të mos ishte zbuluar as me 6 qershor, 2 ditë pas vrasjes, nëse shoqja e saj nuk do të denonconte në polici zhdukjen e kësaj.

Sipas Ora News, me 6 qershor, rreth orës 22:30, Salla Operative e Policisë Shkodër  është njoftuar nga shtetesja Lindita Thanasi se kishte humbur kontaktet me shoqen e saj Diana Vuka që ditën e premte, 4 qershor, dhe se kishte frikë se mos i ka ndodhur gjë.

Pas marrjes së denoncimit, Policia ka shkuar menjëherë në banesën e Diana Vukës në lagjen “Ndoc Mazi”  dhe rreth orës 23:00 është njoftuar Salla Operative se ajo është gjetur e vrarë.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në dhomën e gjumit, e shtrirë përmbys në krevat dhe e mbuluar me jorgan.

Policia ka konstatuar njolla gjaku në dysheme dhe një pellg gjaku poshtë krevatit.

Në dysheme policia ka gjetur edhe gëzhojat e pistoletës me të cilat është qëlluar viktima, e cila kishte një javë që kishte ardhur nga Gjermania.

Të nesërmen, 7 qershor, ora 01:00, policia ka bërë arrestimin e Fabian Vukës, autori i dyshuar i vrasjes i cili nuk ka pranuar të flasë për policinë pa avokat, duke shtuar se do të shprehet në gjykatë.

Dyshohet se autori i krimit, lëvizte i qetë me biçikletë në qytet, pavarësisht se motra e vrarë qendronte në dhomë.

'Përmbys dhe e mbuluar me jorgan'/ Si denoncimi i shoqes zbuloi'Përmbys dhe e mbuluar me jorgan'/ Si denoncimi i shoqes zbuloi

 

Të fundit

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama në intervistë për mediat shprehet...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Lajme të tjera

Web TV