Inteligjenca artificiale dallon depresionin edhe te zëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MERILEND, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Prezantohet softueri i bazuar në inteligjencën artificiale i cili “dëgjon” depresionin në zërat e njerëzve duke i lejuar ata të diagnostikojnë dhe paralajmërojnë në kohë kur çrregullimet depresive kanë arritur nivele të rrezikshme.

Kjo risi e teknologjisë u paraqit në takimin e 180-të të Shoqërisë Akustike të Amerikës, nga Carol Espy-Wilson, nga Universiteti i Merilandit.

Algoritmi ndjen depresionin në ngadalësinë e zërit të individit: çrregullimet depresive në fakt shoqërohen me një ngadalësim psikomotor të personit që ndikon edhe në zë, me fjalë të thëna më me ngadalë dhe me më shumë pauza gjatë frazimit.

Softueri do të mund të shkarkohet si një aplikacion në smartfon për të monitoruar gjendjen tuaj shpirtërore në jetën reale.

Në mënyrë ideale, terapistët do të japin aplikacionin për pacientët e tyre me depresion gjatë periudhave kur kanë nisur simptomat e tyre dhe do të mund në këtë mënyrë ta ndjekin atë.

”Në këtë mënyrë ne mund të ndërhyjmë në kohë kur depresioni rritet në nivele të rrezikshme”, shpjegon autori i studimit Espy-Wilson.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV