10 ndryshime që “Euro 2020” solli në jetën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga Roland Qafoku

Duke e shkruar “Euro 2020”, por që luhet në 2021, na duket si një mall i skaduar. Por, jo vetëm që nuk është i tillë, por kompeticioni i 16-të i kampionatit Evropian të futbollit ka bërë që kontinenti evropian të çlirohet nga kthetrat e pandemisë. Vetëm kur pamë stadiumet të mbushura, kuptuam dhe konfirmuam se në një farë mënyre pandeminë e lamë pas. Por ç’ndodhi nga 11 qershori deri më 11 korrik që çuditi Evropën por edhe gjithë Botën? Janë 10 ndryshime të mëdha që ndodhën gjatë 31 ditëve, duke na e bërë jetën më të relaksuar, pikërishjt për shkak të festës më të madhe të futbollit.

  1. EURO 2020 TREGOI SE JETA U NORMALIZUA PAS PANDEMISË

Askush tjetër sa Kampioanti Evropian nuk vërtetoi se pandemia e coronavirusit u la pas. Sigurisht që një mjek që lexon këto radhë do thotë: Kujdes! Dhe po sigurisht që ka të drejtë. Por, asnjë matës tjetër se sa Kampionati Evropian i futbollit i luajtur në 11 stadiume dhe 11 shtete nuk la të kuptohej se beteja e parë me pandeminë globale ishte fituar. Asgjë tjetër më shumë se ndeshjet e futbollit gjatë këtyre 31 ditëve të Evropianit nuk la të kuptohej se jeta edhe nëse nuk është normalizuar plotësishjt, është drejt normalitetit të plotë. Dhe këtë e bëri sporti më i bukur dhe më popullor në botë.

  1. FUTBOLLI, SPORTI QË SOLLI SHPRESËN

Kaq gëzim, hare dhe entuziasëm nuk kishim parë prej më shumë se një viti e gjysmë në të gjithë globin. Prej 18 muajsh u bombaduam me lajmet e Covid 19, me humbje jete dhe me bilance më të mëdha nw numër se sa dy luftrat botërore. Por kur një skuadër shënonte gol në Euro 2020 ai përfshinte nga hareja grupe të tëra njerëzish në stadium, në bare, restorante, e hapësira nga më të ndryshmet dhe sigurisht edhe në familje. Kjo ishte më shumë se gëzimi i një goli. Ishte shpresa, e cila ishte venitur që nga pllakosja e pandemsië dhe vdekja më shumë se 3 milionë njerëzish në të gjithë Botën.

 

  1. FUTBOLLI, LOJA MË POPULLORE NË BOTË

Futbolli tregoi edhe në situatën më të vështirë që kaloi bota se vazhdon të jetë sporti më popullor. Një sport që bëri të madhe e të vogël për vete edhe në këtë situatë të vështirë. Ishte ky futboll që solli emocione që ne i kishim provuar gjatë gjitjë jetës sonë në kompeticione të mëdha dhe që për shumë kohë na kishin munguar. Por kthimi në “Euro 2020” vërtetoi se futbolli mbetet loja më popullore në botë. Asnjë sport tjetër, asnjë lojë tjetër, asnjë festë tjetër, nuk mbledh kaq shumë tifozë që përshin të gjitha moshat dhe gjinitë. Regjia qendrore televizive e Euro 2020 bënte bingo kur në stadium transmetonte momente nga më pikante: Një vajzë e vogël që qante kur Gjermania e saj humbi kundër Anglisë; mamatë e futbollistëve francezë që ziheshin në shkallët e stadiumit për të bijët e tyre që humbën në fushë; Një grua në Angli që e pushuan nga puna sepse e panë live duke brohoritur në stadium por që në fakt ajo kishte marrë leje se ishte e sëmurë. Të gjitha këto ngjarje të vogla por që ngjallën shumë interes dhe diskutim tregojnë edhe një herë se futbolli dhe vetëm futbolli mund të sjellë kaq shumë interes.

 

  1. KONTINENTI EVROPIAN RRETH TOPIT TË FOTBOLLIT

Euro 2020 bëri që kontinenti jo vetëm të kalojë plagën e madhe të hapur nga Covid 19 por edhe të vërtetonte dhe një herë që kur luhet një kampionat i këtyre përmasave kontienti mban frymën. E gjithë jeta këto 31 ditë u vërtit rreth topit të futbollit. Nuk ka gjë më të rëndësishme se ndeshjet dhe rezultati i tyre. I vini re? Lajmet nga Kampionati Evropian janë shumë herë më të lexuara dhe më të shikuara se sa lajmet nga Covid 19. E po kjo është super fitore. Dhe ndodhi për herë të parë pikërisht në këto katër javë.

Lexo edhe :  Psikoanalisti i famshëm tregon gabimin që gratë bëjnë në një marrëdhënie romantike

 

  1. JETA U SOCIALIZUA

Stadiumjet të populluara, baret të mbushura plot, hapësirat me ekrane gjigande të mbushura plot, grupe shoqërish, familje dhe sidomos fëmijët kanë qendruar 90 minuta duke e kthyer jetën në atë formë që kishim afro dy vjet që e kishim harruar. Jeta nisi të shikohet me të gjitëh dimensionet e saj. Italia, Anglia, Gjermania, Rusia, Azerbajxhani, Skocia, Rumania, Hungaria, Spanja, Hollanda, Danimarka nuk ishin vetëm shtetet në të cilat u zhvilluan ndeshjet. Por më shumë ishin qendrat ku jeta u bë më sociale. Ka një teori që kjo forumë organizimi me këtë shpërndarje nuk funksionoi dhe aq mirë në një kompeticion të vetëm. Dhe kështu duket në pamje të parë. Por sikur organizatorët të kishin bërë parashikimin e madh, pikërisht kjo mënyrë vlejti jo pak për periudhën pas pandemisë.

  1. BIZNESI NISI RRITJEN

Sa tonelata birrë janë konsumuar gjatë këtyre javëve? Sa ushqim janë konsumuar gjatë këtyre javëve? Sa para për turizmin fotbollistik janë harxhuar gjatë këtyre javëve? Sa para janë harxhuar për udhëtime gjatë këtyre javëve? Epo Euro 2020 solli mbi të gjithë rritjen e biznesit. Dhe Evropiani shërbeu si vaj për të vënë në lëvizje ingranazhet e tij. Këto ditë lajmet më të interesuara nuk ishin vetëm për rezultatin e ndeshjes. Për shembull, vërtetë Anglia fitoi 4 me 0 me Ukrainën por lajmi më i lexuar në ëebsitet e kontientit ishte që tifiozët konsumuan 24 milionë litra birrë vetëm në mbrëmjen e 3 korrikut kur u luajt kjo ndeshje. Ishte një rekord më vete por të kujtojmë se në ndeshje mes Anglisë dhe Skocisë ishin konsumuar 2 milioën litra birrë.

  1. EFEKTI DOMINO NË ART E KULTURË

Por Euro 2020 solli që edhe sektorët e tjerë të vitalizohen. Turizmi, kultura, transporti, biznesi, të gjitha u vunë në lëvizje pikërisht nga Euro 2020. Sa tifozë lëvziën gjatë 31 ditëve të Evropianit? Jo vetëm sporti por dhe kultura u jetësua. Dhe kjo u pa kur ylli i muzikës klasike Andrea Bocelli hapi Euro 2020 në Romë më 11 qershor duke vërtetuar se për publikun sporti dhe arti janë aqë pranë njëri-tjetrit.

 

  1. FUTBOLLI E BËRI POLITIKËN MË TË MIRË

Politikanët janë vërtetë armiq në bindje mes tyre, por në EURO 2020 shumë prej tyre i bashkoi skuadra e zemrës. Sa e sa politikanë që grinden dhe akuzojnë njëri-tjetrin dhe që pozicionohen në llogore lufte, në ditët e Euro 2020 u bënë bashkë. Në rrjetet sociale ishte interesante të lexoje statuse të politikanëve të djathët dhe të majtë që bënin tifoz për të njëjtin ekip. Dhe sa e bukur dukej kjo!

 

 

  1. YJET E FUTBOLLIT IDHUJT

Futbollistët janë në vend të parë në botë për nga fama dhe interesi i shoqërisë. Edhe këtë Evropian yjet e skuadrave u kthen sërish në vëmendjen e publikut. Cristiano Ronaldo, Harry Kane, Raheem Sterling, Jorginho, Romelo Lukaku, Kevin De Bryune, Manuel Locatelli, Kai Havertz, u kthyen në idhuj të dashur për shumicën e tifozëve. Më interesantë në këtë drejtim ishin fëmijët. Sa e sa vogëlushë që ëndërronin t’u gjajnë veshën këto ditë bluzat me emrat dhe mbiemrat e tyre. A ka moment më të veçantë se sa vogëlushja e lumturuar kur mori dhuratë bluzën e futbollisit që e kishte idhull? Epo këtë e bën vetëm futbolli dhe saktësisht këto ditë Euro 2020.

  1. PAS EURO 2020 EVROPËS DO TI MUNGOJË DIÇKA

Nga sot kontinentit plak do t’i mungojë diçka. Popullata prej më shumë se 746 milionë banorë do ndjejë mungesen e ndeshjeve, mbushjen e stadiumeve, mbushjen e shesheve dhe të rrugëve dhe emocionet e falura nga Euro 2020. Nuk do ketë më garë si ajo që përjetuam nga 11 qershori deri më 11 korrik. Nuk do ketë më gëzim, lot, ovacione, e zhgënjim. Falë Zotit jemi në sezon veror dhe pas Europianit njerëzit do dynden drejt plazheve, megjithatë atmosfera e krijuar për një muaj do mungojë. Euro 2020 do të mbetet gjithnjë si një kujtim i bukur.

 

 

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe më të matur. Nëse jeni...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Lajme të tjera

Web TV